Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp i ka dërguar një mesazh nipit të tij Frank Lampard: Shpresoj që ju të humbni në Munich këtë fundjavë. Kualifikimi i Tottenhamit në Ligën e Kampionëve varet nga rezultati i ndeshjes finale mes Chelsea dhe Bayern Munichit në Fussball Arena të shtunën në mbrëmjen e 19 Majit.
Në rast se Bayerni mposht Chelsea, atëherë Tottenhami do të hyjë në vallen për kualifikim në Ligën e Kampionëve por një rezultat i kundërt do të bëjë që ata të marrin pjesë në Europa League pasi kampioni në fuqi e ka të sigurtë pjesëmarrjen në garë.
Trajneri i londinezëve ka thënë se futbolli vjen para familjes dhe se ai dëshiron që në sezonin e ardhshëm të luajë me skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve. “Lampard e di se unë nuk e kam humbur dashurinë ndaj tij. Besnikëria ime është vetëm për Tottenhamin. Ai e kupton këtë. Unë e dua Tottenhamin në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Ne kemi bërë çfarë ka qenë e mundur dhe nuk mund të jemi më të kënaqur se kaq”, tha Redknapp. Tottenhamin në ndeshjen e fundit në Premier League e mposhti Fulhamin 2-0, me golat e shënuar nga Adebayor dhe Defoe. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com