Reduktohet EULEX

Reduktohet EULEX
EULEX-i do zvogëlojë pjestarët e vetë në polici dhe dogana, ndërsa numri i gjyqarëve e prokurorëve evropian do mbetet i paprekur.
Kështu konfirmuan burimet në Bruksel të involvuara në porcesin e rishikimit të strategjisë së misionit evropian të sundimit të rendit dhe ligjit.
Sipas këtyre burimeve, drejtësia ka nevojë akoma për vëmendje të shtuar të palës evropiane, sepse autoritetet lokale kanë nevojë për ndihmë për krimet e luftës, mbrojtjen e dëshmitarëve, çështjet ndëretnike siç janë kontestet pronësore apo të zhdukurit.

Sipas Hansjorg Haber, shefit të planifikimeve civile në kabinetin e Catherine Ashton, rikonfirgurimi I EULEX-it ka për qëllim adaptimin e misionit ndaj rrethanave në Kosovë.
Sipas tij çdo i katëri punëtor i EULEXit do largohet nga ky mision dhe kjo përshinë stafin lokal dhe atë ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë, misioni do të duhej të numërojë 1250 pjestarë ndërkombëtarë dhe 1000 lokal.

Haber pohon se EULEX gradualishtoisht po përgatitet për zbehje të mandatit ekzekutiv dhe do e rritë angazhimin në  gjyqësi.

Ai nënvizon se me startegjinë e re, Bashkimi Evropian dërgon sinjal se nuk do qëndrojë përjetësisht në Kosovë dhe se ka ardhuir koha që autoritete vendore të marrin përsipër përgjegjësitë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza