Uragani Melissa është reduktuar në kategorinë 4, por mbetet "i fuqishëm", njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së pasi stuhia kaloi Xhamajkën.
"Melissa mbetet një uragan i fuqishëm i kategorisë 4 mbi Xhamajkën veriperëndimore", deklaroi Qendra në njoftimin e saj të fundit, duke shtuar se stuhia po arrinte shpejtësinë maksimale të erërave prej 150 miljesh në orë (240 kilometra në orë).
"Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe potencialisht kërcënuese për jetën", paralajmëroi ajo.
Lajmi kryesor:
Uragani ‘Melisa’ në Xhamajka ulet në kategorinë 4, erëra me shpejtësi deri në 300 km/orë! 7 të vdekur në tre shtete dhe 600 mijë njerëz të evakuuar në Kubë




