Reeker: Përparim me dialogun
Kosovë-Serbi, duhet të vazhdojë

Reeker: Përparim me dialogun <br />Kosovë-Serbi, duhet të vazhdojë
BRUKSEL - Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker u shpreh se është arritur një përparim i jashtëzakonshëm deri tani me këtë dialog.

Reeker theksoi se e rëndësishme është që Serbia dhe Kosova të jenë të fokusuara dhe të përkushtuara seriozisht për vazhdimin e dialogut.

Më tej, zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker tha se muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë maksimale, duke përmendur kështu edhe kërkimin e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës dhe shpërbërjen e strukturave paralele.

I pyetur për platformën dhe rezolutën e Serbisë për këtë dialog dhe për veriun e Kosovës, Reeker nuk ka dashur të komentojë në mënyrë konkrete, por ka thënë se është me rëndësi se çfarë thotë Bashkimi Evropian dhe ajo që po bëhet në konkluzionet e BE-së, të cilat bëjnë të qartë se çfarë pritet të ndodhë rregullimin e raporteve mes të Kosovës dhe Serbisë dhe shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës.

Reeker gjatë qëndrimit në Bruksel ka pasur takim me grupin punues për Ballkanin në selinë e Bashkimit Evropian, sikur edhe takime në selinë e NATO-s.

Redaksia online
(evropaelirë/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit