Reeker: Të miratohet Ligji për
amnisti, deputetët-të painformua

SHBA - Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë sa më parë Ligjin për Amnisti.“Miratimi i Ligjit për Amnisti është i domosdoshëm për përparim në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit. Nuk do të ketë amnisti të gjerë”, u ka thënë diplomati amerikan gazetarëve në Bruksel.

Siç transmeton shërbimi i Ballkanit i "Radios Evropa e Lirë", Reeker ka kujtuar se Ligji për Amnisti parashihet me nenin 5 të Marrëveshjes së Brukselit dhe ka thënë se deputetët që kanë votuar kundër tij, kanë qenë “të painformuar”.

I pyetur të komentojë formimin e “kuvendit të përkohshëm të Kosovës dhe Metohisë”, nga serbët në veri, Reeker ka thënë se është i informuar vetëm sipërfaqësisht për këtë çështje, por ka shtuar se “ka pasur gjithmonë të tillë që kanë ngritur barrikada në rrugën e normalizimit”.

Marrë nga Indeksonline
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove