Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, të tv A1 Report, Fino thotë se mazhoranca do të presë përgjigjen e PD për ftesën që kryeministri Rama i bëri kryetarit të PD-së për t’u takuar për ndarjen e re territoriale, por shton se edhe durimi ka një kufi ligjor.
"Faktori ndërkombëtar të gjithë ambasadorët janë totalisht pro bërjes së kësaj reformë. Zoti Çuçi ka bërë marrëveshje me ta, kanë dhënë fonde . Flasin me të njëjten gjuhë me ne dhe opozitën. Shpresoj që fjala e tyre të dëgjohet nga opozita. Në fund të fundit ne do i degjojmë por do udheheqim si ka deklaruar dhe vetë kryeministri Edi Rama. Ka një kufi durimi jonë, ,ka kaluar 1 muaj e gjysëm për komision bipartisan. Shpresojmë që brenda marsit ta zgjidhim këtë situatë, ose të vijnë të bashkëpunojnë ose do e miratojmë këtë reformë të domosdoshme si mazhorancë,” nënvizon Fino.
Deputeti i PS-së përsërit se kjo reformë nuk prek zgjedhjet parlamentare por ka ndikim vetëm në zgjedhjet lokale.
(Në foto: Bashkim Fino sot intervist për A1 Report)
INTERVISTA E PLOTE (Videon e intervistës së plotë e gjeni poshtë shkrimit)
Zoti Fino ju falenderoj që pranuat këtë intervistë për A1 REPORT, do doja tju pyes në lidhje me reformën territoriale Administrative, si do e vlerësoni ecurinë e saj duke qenë se ju jeni edhe bashkëkryetar i komisionit të posaçëm parlamentar?
Bashkim Fino: Mazhoranca është e vendosur për një reforme të tillë, dhe jemi të hapur që ta bëjmë me opozitën. Mbledhja e parë e konstituimit të këtij komisioni u drejtua nga vetë kryetari i Parlamentit zoti Ilir Meta dhe thirrja në drejtim të zotit Basha që opozita të bëhët pjesë në këtë komision, ishte e sinqertë. Komisioni ka 16 anëtar, 8 anëtarë nga mazhoranca dhe 8 nga opozita, me të gjitha atributet që kanë kërkuar deputetët e opozitës, me status të barabartë në vendimarrje.
Unë bashkëkryetar me një koleg nga PD, me të drejtë vetoje në fund të fundit .
Ne kërkojmë një produkt konsensual mes palëve. Pavarësisht se kjo mazhorancë i ka të sigurara 84 vota në parlament nga zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Bashkim Fino: Por ne po presim votat e opozitës, që të bëjmë një ndarje territoriale, dhe që të bëhet pjesë për një zgjidhje vërtet dinjitoze, që kjo ndarje territorale të jetë me paramentare ndërkombëtarë, sepse në të gjitha programet politike elektorale të partive politike e kanë pasur prezente, qoftë nga PD qoftë nga PS. Ka qenë edhe pjesë e rëndësishëm e programit qeverisës së Partisë Socialiste. Të gjitha forcat politike janë dakort nga pikpamjet se duhet një reformë e tillë. Ka disa OJQ që kanë paraqitur materiale efikase, që do e bëjnë më serioze reformën .
Fakti që kolegët e opozitës nuk kanë ardhur në komison e bëjnë nul këtë komision, që i mbaron mandati 3 mujor. Edhe vetë kryeministri Rama ka deklaruar se do i ofrojë konsensusin e nevojshëm opozitës. Por ne nuk do të presim gjatë, pasi kemi marrë mandatin e shqiptarëve për të drejtuar. Nga takimet konsultative që ka zhvilluar edhe ministri Bledi Çuçi, me kryetarë komunash e kryebashkiakë, e kanë mbështetur këtë reformë territoriale. Edhe bisnesi e pranon. Është luks i madh për ne të kemi 385 njësi vendore. Ndarja e re territorlaie duhet të ketë 1 nivel të parë të bashkive të komunave, dhe duhet shoqëruar me ndryshime për ligjin organik për pushtetin vendor. Ligji 8652 është bërë që në vitin 2000, duhet riparë dhe ribërë sëbashku me këtë reformë. Në mënyrë që këta kryetarë bashkie të kenë kompetenca më shumë, për t’i dhënë qytetarëve shërbime më shumë, investime, pra për t’i ndihmuar për jetën e tyre të përditshme në komunitetet e tyre; por edhe të krijuar më shumë të ardhura për pushtetin vendore. Dhe për të dalë në treg shumë më të fortë. Pasi nga granti 80 %, që jep qeveria, i paguajnë për pagat e punonjësve dhe nuk i përdorin për investime dhe aktivtitete për komunitetit e tyre . Dhe çfarë i duhet një komune ose bashkie e tillë qytetarëve dhe vendit. Pas letrës që kryeministri Edi Rama i ka dërguar kreut të opozitës Basha, ne do i presim, por pas kësaj thirrje, nëse opozita nuk vjen, unë do paraqes në Kuvend shumë shpejt, pamundësinë për të mos bërë dot këtë komision me bashkëkryetar dhe bipartisan . Do i kërkoj Kuvendit të rishikohej komisioni, për një hartë të re territoriale. Dua të sqarojë se kjo hartë nuk do të bëhet dhe definohet përfundimisht nga komisioni, pas konsultimeve me gjithë grupet e interesit , prefekturat e kryetarët e komunave e bashkive, ne do të miratojmë një draft përfundimtar. Do të hartojmë një draft që do konsultohet për 2 deri në 3 muaj siç e parashikon Kushtetuta, dhe do të pranojmë përsëri sugjerime dhe konsultime , për ta rikthyer përsëri në komision. Pasi të marrim sugjerimet e tyre, me konsulta për reth 2 muaj, do e sjellim në Parlament për të marrë edhe votat që duhen .
Megjithatë , opozita vazhdon të mos marrë pjesë në diskutime dhe në komision , sa do e prisni opozitës , para se ta vazhdoni si mazhorancë miratimin e reformës territoriale ?
Bashkim Fino: Ne kemi kaluar 1 muaj e gjysëm nga momenti që ka filluar punën ky komision. Jemi të hapur që opozita të vij dhe të japi kontributin energjik. Jemi të hapur të presim reagimin e tyre. Pasi kjo është një reforme teknike dhe s’ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare . S’ka të bëjë e përsëris me zgjedhjet dhe Kodin Zgjedhor, do jetë 0 impakt. Por ndikimi do të jetë për zgjedhjet lokale të 2015, megjithatë gjithë kryetarët aktuale të bashkive dhe komunave dhe këshilltarët , do e përfundojnë mandatin. Kjo reformë ka efekte vetëm për këto zgjedhje lokale. Dhe asgjë më shumë . Edhe nëse do i ndryshojmë qarqet, numri i deputetëve do të dali si ka dalë nga Kodi aktual Zgjedhor.
S’ka prapavijë për zgjedhjet politike, por me qytetarin dhe për të mirën e komuniteteve . Duhet të mbyllet njëherë e mirë për mendimin tim. Kjo ndarje ka ngelur që nga periudha komuniste , nga periudha e kooperativave. Një ndarje e re , një bashkim më i mundshëm e bën me efektiv rolin e një bashkie të madhe , me 2-3 komuna. Nuk mund të quhet një bashkim teknik mes komunave, por do merren parasysh shumë kritere. Që do diskutohet me gjithë grupet e interesit.
A mund të themi se prania e zotit Tahiri nga PDIU, është garanci për miratimin e kësaj reformë?
Bashkim Fino: Nuk mund të flas për individë të caktuar. Komisioni është i përbërë nga 16 veta. Kushdo nga anëtarët e komisionit të opozitës do të dilte mbi partitë politike e do bëhej prezent , do i shërbente qytetarëve. Do ishte në nderin dhe dinjitetin e tij, por mungesa e opozitës nuk i shërben qytetarëve . Kjo do të na detyrojë që nëse opozita për arsye politike dhe aspak teknike nuk vjen , të shkojmë në kuvend , dhe të themi ky komision nuk funksionon dhe do bëjmë një tjetër.
Ju keni hedhur idenë edhe për ndryshimet në kushtetutë , mund ta sqaroni konkretisht për cfarë bëhet fjalë?
Bashkim Fino: Unë e njoh mirë pushtetin lokal. Kam qenë kryetar bashkie, kam ratifikuar kartën e autonomisë vendore në Këshillin e Evropës. Kam qenë inisiator i ligjit për pushetin vendore dhe e kemi bërë bashkë me PD. Kemi pasur mendim që qarku të ishte në nivelin e dytë ndërmjet nivelit të parë bashkisë dhe komunave dhe qeverisë. Për të qenë më afër me qytetarët për investimet dhe për të zgjidhur problemet e mundshme mes bashkive dhe komunave . Problemet që mund të kishin komunat me njëra tjetrën etj. Por nuk na rezulton kështu, qarku ka qenë një nga idetë e mira, na rezulton një dështim i plotë. Nuk është në atë nivel që kërkojmë dhë dëshirojmë. Dhe ka një ide të shkrihen dhe mos ekzistojnë më. Duke qënë se në Shqipëri jemi mësuar me 2 pushtete, bashkitë e komunat dhe qeveria. Por ka dhe një ide që të ekziztojnë dhe t’i bëjmë më funksionale dhe më të forta, por më të pakta në numër. E që ti bëjmë më të forta , kryetari i qarkut sipas mendimit tim , duhet të zgjidhet nga populli, por do të duhet t’i japim më shumë kompetenca. Do të thotë të ndryshojmë Kushtetutën. Ligji i vjetër është disfatë dhe i dështuar. Dhe ka ardhur koha që të zgjidhet nga populli, ditën që zgjidhet kryetari i bashkisë. Por duhen 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën, jo aq sa duhen për ndarjen territoriale. Prandaj ne kërkojmë bashkëpunimin e opozitës. Dua të theksoj se ne edhe nëse do punojmë si mazhorancë jemi të hapur me gjithë grupet e interesit. Për cdo lloj sugjerimi dhe propozimi nga opozita .
A keni sinjale nga opozita për bashkëpunim, i referohem në këtë rast kontakteve të mundëshme informale me demokratët dhe ndërmjetësimit të mundshëm nga ambasadorët?
Bashkim Fino: Faktori ndërkombëtar të gjithë ambasadorët janë totalisht pro bërjes së kësaj reformë. Zoti Çuçi ka bërë marrëveshje me ta, kanë dhënë fonde . Flasin me të njëjten gjuhë me ne dhe opozitën. Shpresoj që fjala e tyre të dëgjohet nga opozita. Në fund të fundit ne do i degjojmë por do udheheqim si ka deklaruar dhe vetë kryeministri Edi Rama . Ka një kufi durimi jonë, ,ka kaluar 1 muaj e gjysëm për komision bipartisan . Shpresojmë që brënda marsit ta zgjidhim këtë situatë , ose të vijnë të bashkëpunojnë ose do e miratojmë këtë reformë të domosdoshme si mazhorancë.