Referendum për Euron? Qeveria italiane: Nuk e kemi në planet tona

Referendum për Euron? Qeveria italiane: Nuk e kemi në planet tona

Luigi Di Maio

“Koalicioni qeverisës italian nuk ka në kontratën e tij një referendum nëse Italia duhet ta lërë monedhën e euros”, është shprehur gjatë një intervistë për Corriere della Sera zv/-kryeministri njëkohësisht dhe udhëheqësi i Lëvizjes “5 Yjet” Luigi Di Maio.

Kjo deklaratë vjen pasi më herët themeluesi i “5 Yjeve” Grillo u shpreh se Italia duhet të ketë një “plan B” për lënien e monedhës euro nëse këtë e diktonin kushtet ekonomike të italianëve. Ky i fundit shtoi gjithashtu se italianët duhet të votonin në një referendum për të parë nëse shumica dëshironte ta linte monedhën e përbashkët Euro.

Edhe pse Grillo nuk mban asnjë post në koalicionin e ri qeverisës mes “Legës së djathtë” dhe “5 Yjeve” komentet e tij u ndjenë në tregjet financiare dhe ngritën dyshime të reja rreth synimit të Italisë për mbajtjen e euros. Të njëjtin qëndrim se qeveria Italiane nuk ka ndërmend ta çojë Italinë jashtë Euros, e kanë deklaruar edhe Kryeministri Giuseppe Conte dhe ministri i ekonomisë Giovanni Tria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja