Referendumi në Turqi dhe Erdogan
A do të fitojë 'superfuqitë'?

Referendumi në Turqi dhe Erdogan<br />A do të fitojë 'superfuqitë'?
Këtë të dielë Turqia i drejtohet kutive të votimit, ku rreth 55 milionë qytetarë do të duhet t’i përgjigjen pyetjes nëse duan apo jo ndryshimet kushtetuese që parashikojnë t’i japin më shumë pushtet presidentit.

Ndërsa deri më tani rreth 51% e sondazheve tregojnë se do të fitojë opsioni po. Fleta e votimit përbëhet nga dy ngjyra, pjesa e bardhë është për "po", ndërsa ajo ngjyrë kafe është "jo"

Ka qënë pikërisht presidenti Erdogan ai që ka dashur ndryshimet kushtetuese dhe së fundmi akuzon edhe OSBE.

“Tanimë Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë thotë se nëse fiton opsioni po kjo do të sillte shumë probleme. Kjo nuk është detyra juaj.Kush jeni ju? Para të gjithave ju duhet të mbani vendin tuaj.”u shpreh ai gjatë një tubimi.

Gjatë dy javeve të monitorimit të fushatës. OSBE ka vënë re se shumë mbështetës të opzionit JO nuk janë lejuar të zhvillojnë tubime duke u përballur me policinë..

Partia Opozitare e PKK është kundër 18 propozimeve ligjore që parshikojnë ti japin më shumë pushtet presidentit Erdogan.

Ndërsa Erdogan gjatë fushatës ka bërë thirrje se vota pro ndryshimeve është një përgjigje për Evropën fashiste deklarata që kanë ashpërsuar më tej raportet me BE. 

Kujtojmë se në shumë shtete evropiane kanë ndaluar tubimet e zyrtarëve turq në kuadër te referendumit kryesisht në Gjermani,e Holandë ndërsa raportet mes tyre dhe Ankarasë janë  përshkallëzuar.Perëndimi prej kohësh ka kritikuar Erdogan për retorikën e përdorur duke vënë në rrezik edhe marrëveshjen për emigrantët.

Sondazhet,rezultat i ngushtë

Në sondazhet më të fundit rezulton se ka një përballje kokë më kokë, ku opsioni pro ndryshimeve kushtetuese ka marrë 51% të mbështetjes.

Për çfarë votohet në Turqi?

Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të 18 neneve, parashikohet rritja e numrit të deputetëve nga 550 që është aktualisht të shkojë në 600 dhe ulja e moshës për deputet nga 25 në 18 vjeç. 

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të bëhen një herë në 5 vite dhe në të njëjtën ditë. Personit të zgjedhur si president nuk do ti hiqet lidhja me partinë. Parlamenti do te kete me pak pushtet vendi shnderrohet ne republike presidenciale.

Kandidati për president mund të zgjidhet nga grupet parlamentare, partitë të cilat kanë marrë më shumë se 5 për qind të votave në zgjedhjet paraprake, ose me firmat e 100 mijë qytetarëve. 

Nëse Presidenti akuzohet për diçka, parlamenti do të ketë mundësi që me një shumicë të theksuar ti hapë rrugën e dërgimit përpara drejtësisë. 

Zëvendësit e Presidentit dhe ministrat do të mund të zgjidhen dhe shkarkohen nga presidenti. Ngritja e ministrive të reja, heqja, dhënia e detyrave, apo organizimi i tyre do të bëhet me vendim të presidentit. 

Parlamenti me tre të pestat e votave do të mund të dërgojë vendin në zgjedhje të reja. 

Nëse presidenti vendos për zgjedhje të reja, zgjedhjet presidenciale bëhen bashkë me ato parlamentare. 

Nëse parlamenti vendos të shkojë në zgjedhje të parakohshme, gjatë mandatit të dytë të presidentit, atëherë presidenti në detyrë do të ketë të drejtë të hedhë përsëri kandidaturën. 

Numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të ulet nga 17 në 15. 

Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale pas referendumit do të zhvillohen më 3 nëntor 2019.

Superfuqitë e Erdogan:

-Presidenti do të ketë pushtetin të emërojë zyrtarët publike duke përfshirë ministrat

-Do të mund të caktojë një ose disa zvpresidentë

-Posti i kryeministrit që aktualisht mbahet nga Binali Yildirim mund të mos ekzistojë

-Presidenti do të ketë fuqinë të ndërhyjë në sistemin gjyqsor si dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme


Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim