Referendumi, Pique: S’largohem,
krenar ​që luaj me Spanjën

Referendumi, Pique: S’largohem,<br />krenar ​që luaj me Spanjën
I padëshiruari nga tifozët tek Spanja Gerard Pique ka dalë vet në konferencë për tu përballur me të gjithë dhe për ti thënë të vërtetat në sy. Pique është kthyer në çështje pasi është shprehur pro pavarësisë së katalonjës.
“Jam në Kombëtare që prej 15 vitesh dhe e konsideroj këtë skuadër si familjen time dhe jam krenar që jam në Kombëtare. Një i pavarur mund të luajë me Spanjën pasi unë nuk kam asgjë kundër Spanjës”.
Mbrojtësi i Barcelonës nuk është ndier mirë kur të gjithë tifozët i kishte kundër në seancën e parë stërvitore dhe shpjegon se pse vendosi të mos largohej nga Spanja edhe pse u diskutua një hipotezë e tillë:
“U mendova gjatë dhe vendosa se vendimi më i mirë ishte që të qëndroja në skuadër. Nëse do të isha larguar nga grumbullimi do të thoshte se të drejtë kishin ata që më kritikonin dhe vërshëllenin. Shokët e skuadrës dhe trajneri më duan dhe kjo është e rëndësishme”

Në fund Pique hedh poshtë edhe zërat se ka pasur ftohje me kapitenin Sergio Ramos duke thënë se sa herë që mblidhet Spanja është i njëjti diskutim dhe se ai me Ramos ka një marrëdhënie fenomenale.Edhe në stërvitje duket sikur është rikthyer buzëqeshja tek furitë e kuqe që kualifikimin duan ta mbyllin që në ndeshjen me Shqipërinë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool