Lavrov në OKB: BE e nënshtruar nga diktatura amerikane! Zelensky: Putini Po ju dërgon të vdisni!Moska shkarkon një gjeneral, në vend të tij ‘kasapi i Mariupolit’

Ukrainasit kanë raportuar se ushtarë të armatosur rusë shkojnë derë më derë në pjesët e pushtuara të Ukrainës për të mbledhur vota për "referendume", që siç i ka quajtur Putin, për t’u bashkuar me Rusinë. Në Kherson jugor, gardistët rusë qëndruan me një kuti votimi në mes të qytetit për të mbledhur votat e njerëzve. Media shtetërore ruse thotë se votimi derë më derë është për "siguri" .

Ekspertët thonë se ‘referendumet’ që do të zhvillohen për pesë ditë, do t'i lejojnë Rusisë të pretendojë - në mënyrë të paligjshme se katër rajone të pushtuara ose pjesërisht të pushtuara të Ukrainës, i janë bashkuar Rusisë. Pra, një votim i rremë për aneksimin, shtatë muaj pas pushtimit të Rusisë. "Aneksimi" nuk do të njihet ndërkombëtarisht, por mund të çojë në pretendimin e Rusisë se territori i saj është nën sulm nga armët perëndimore që i janë dhënë Ukrainës, gjë që mund të përshkallëzojë më tej luftën.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se do të ketë dënimin maksimal kush do të refuzojë thirrjen e tij për të shkuar në luftë. Kjo ka shkaktuar protesta në mbarë vendi, ku mbi 600 persona janë arrestuar, mes tyre edhe adoleshentë. Në përgjigje të kësaj thirrjeje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Putin po i çon qytetarët e tij për të vdekur.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork ka folur me tone të ashpra kundër SHBA-së, duke thënë se duan të fshijnë Rusinë nga harta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
Zelensky drejtuar rusëve: Putin po ju dërgon të vdisni

"Putini me vetëdije dërgon qytetarët rusë të vdesin". Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , në video-mesazhin e tij të fundit, duke u bërë thirrje rusëve që të shpëtojnë nga “ mobilizimi kriminal ”. Duke folur në rusisht në mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, udhëheqësi i Kievit tha se "komandantët rusë nuk kujdesen për jetën" e njerëzve të tyre.

"Është më mirë të mos pranosh një thirrje se sa të vdesësh në një tokë të huaj si kriminel lufte. Është më mirë t'i shpëtosh mobilizimit kriminal sesa të përgjigjesh në gjykatë për pjesëmarrjen në një luftë agresive," shtoi ai.

Ora 21:30
Lavrov nga Asambleja e OKB-së: Perëndimi do të fshijë Rusinë nga harta! BE e nënshtruar nga diktatura amerikane

1664047938_lavror.jpg

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork ka folur me tone të ashpra kundër SHBA-së, duke thënë se duan të fshijnë Rusinë nga harta.

"Në Perëndim ka një rusofobi groteske". Ajo që duan të bëjnë perëndimorët nuk është të na mposhtin. Ata duan të na heqin nga harta, të na fshijnë nga hartat. Në vend të dialogut ne duhet të përballemi me dezinformatat dhe gënjeshtrat e Perëndimit që minojnë besimin në ligjin ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare. Ka një diktaturë në Uashington dhe Evropa është e nënshtruar, Shtetet e Bashkuara janë pjesë e konfliktit në Ukrainë”, tha Sergei Lavrov.

Ora 19:52
Në protestë kundër vendimit të Putin për të shkuar në luftë, mbi 600 të arrestuar

Më shumë se 600 persona në 27 qytete u arrestuan në protestat e organizuara sot në Rusi kundër mobilizimit të pjesshëm, të vendosur nga presidenti Vladimir Putin për të dërguar trupat në frontin në Ukrainë . Sipas përditësimit të fundit nga organizata Ovd-Info , e cila gjurmon arrestimet e demonstruesve në vend, deri më tani janë arrestuar 628, shumica prej tyre në Moskë , Shën Petersburg dhe Novosibirsk. OVD-Info thotë se gjatë ndërhyrjes, policët kanë përdorur granata trullosëse dhe shkopinj dhe në mesin e të arrestuarve ka edhe adoleshentë.

Ora 17:07
4 cm kockë e munguar në krah e i dobësuar, ndryshimi drastik i ushtarit, pasi u mor peng 4 muaj nga rusët (FOTO)

1664032768_si.jpg

Mykhailo Dianov

Një ushtar ukrainas ka zbuluar plagët e tij të luftës! Mykhailo Dianov u mbajt rob nga rusët për gati 4 muaj, pasi u lirua së bashku me 215 të tjerë në një shkëmbim që u bë mes 2 palëve. Fotot janë të tmerrshme. Ai është dobësuar, i zbehtë me plagë dhe mavijosje në krah dhe fytyrë. Referuar shtypit ukrainas, krahu i tij i djathtë mbetet i pashëruar dhe i mungojnë 4 cm kockë.

Ora 16:56
Thirrje për të shkuar në luftë/ Putin: Dënime maksimale për ata që dorëzohen ose dezertojnë

1663841423_63189587303.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që rrit dënimet për ata që ngurrojnë dhe që refuzojnë të shkojnë për të luftuar. Ditët e fundit, kreu i Kremlinit njoftoi mobilizimin e pjesshëm për luftën në Ukrainë. Që atëherë, mijëra rusë janë larguar nga vendi dhe në kufirin me Gjeorgjinë ka radhë të gjata për t'u larguar nga vendi.

Ora 16:54
Moska shkarkon një gjeneral tjetër! Në vend të tij ‘kasapi i Mariupolit’

Moska njoftoi sot zëvendësimin e shefit të saj të logjistikës. Gjenerali i ushtrisë Dmitry Bulgakov është liruar nga detyrat e tij si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe zëvendësohet nga gjenerali Mikhail Mizintsev. Mizintsev do të jetë "përgjegjës për furnizimet materiale dhe teknike të forcave të armatosura". Mediat ukrainase komentuan emërimin e Mikhail Mizintsev që e quajn "kasapi i Mariupolit" për sulmet shkatërruese në qytetin ukrainas dhe sjelljen brutale kundër popullatës civile gjatë rrethimit. Mizintsev është goditur nga sanksionet perëndimore muajt e fundit.

Ora 13:40
Putin mobilizoi ushtrinë, radhë kilometrike në kufi me Gjeorgjinë, mijëra rusë ikin nga Rusia (VIDEO)

 

Vjen duke u shtuar numri rusëve që përpiqen të largohen nga vendi që kur Presidenti Putin njoftoi mobilizimin e të paktën 300,000 trupave shtesë

BBC tregon me pamje radhë kilometrike në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, ndërsa burrat përpiqen të shmangin luftën .

Lëvizja e mjeteve është e ngadaltë dhe disa njerëz pritën më shumë se 20 orë për të kaluar. Trafiku kufitar midis Finlandës dhe Rusisë është rritur gjithashtu.

Ora 13:38
BE: Putin nuk po bën blof me armët bërthamore

BE-ja duhet t'i marrë seriozisht kërcënimet e Vladimir Putinit se ai mund të përdorë armë bërthamore në konfliktin në Ukrainë, i tha BBC shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, që sipas tij, lufta kishte arritur në një "moment të rrezikshëm".

Borrell e tha këtë pasi Rusia filloi një mobilizim të pjesshëm dhe po tenton aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

“Sigurisht që është një moment i rrezikshëm, sepse ushtria ruse është shtyrë në një qoshe dhe reagimi i Putinit – duke kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore – është shumë i keq”, tha Borrell.

Shtatë muaj që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, analistët pajtohen se forcat e Presidentit Putin janë në këmbë, por ai tha se duhet të arrihet një "zgjidhje diplomatike", një zgjidhje që "ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës".

“Përndryshe, mund ta përfundojmë luftën, por nuk do të kemi paqe dhe do të kemi një luftë tjetër”, tha ai.

Në një fjalim të rrallë drejtuar kombit në fillim të kësaj jave , Putin tha se vendi i tij kishte "armë të ndryshme shkatërrimi" dhe do të "përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për ne", duke shtuar: "Unë nuk po bëj blof".

"Kur njerëzit thonë se nuk është një blof, duhet t'i marrësh seriozisht," tha zoti Borrell.

Në të njëjtin fjalim, presidenti Putin njoftoi thirrjen e 300,000 rusëve që kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke shkaktuar protesta dhe raportime të njerëzve që ikin nga vendi për të shmangur dërgimin në luftë.

Tani referendumet e vetëquajtura për bashkimin me Rusinë po mbahen në katër rajone të pushtuara. Ukraina i ka denoncuar këto si përpjekje aneksimi dhe ka raportuar se ushtarët e armatosur rusë po shkojnë derë më derë duke mbledhur vota.

Ora 09:47
G7 dënon referendumet ‘e rreme’ të Rusisë

G7 -ta dënon referendumet “e rreme” të Rusisë që nisën të premten në zonat e Ukrainës të pushtuara nga forcat e Moskës dhe paralajmëruan se janë gati të impononin kosto të mëtejshme ekonomike për këtë veprim armiqësor.

Grupi i demokracive të mëdha të industrializuara thekson se referendumet e orkestruara nga Kremlini nëse do të bashkohen me Rusinë “nuk kanë efekt ligjor apo legjitimitet dhe nuk respektojnë në asnjë mënyrë normat demokratike”.

”Votat në lindje dhe jug të vendit në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë një shprehje legjitime të vullnetit të popullit ukrainas i cili i ka rezistuar vazhdimisht përpjekjeve ruse për të ndryshuar kufijtë me forcë”, deklaruan vendet e G7.

Në zonat e kontrolluara nga Rusia të rajoneve Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhya dhe Kherson, referendumi për shkëputjen filloi dje dhe do të mbahet për pesë ditë.

Votimi zhvillohet pa pëlqimin e Ukrainës dhe mbahet sipas ligjit ushtarak.

Ora 08:04
Urdhri i Putin për mobilizimin e ushtrisë, Charles Michel: Europa të hapë dyert për ata që duan të largohen nga Rusia

1663999630_charlesmichel.JPG

Evropa duhet të lejojë qytetarët rusë që kërkojnë të largohen nga vendi, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Ndërsa në një intervistë me ‘Politico’ u shpreh se BE duhet të tregojë "hapje ndaj atyre që nuk duan të largohen nga Kremlini".

Njoftimi i Putinit për një mobilizim të pjesshëm të trupave në fillim të kësaj jave ka ndryshuar dinamikën e luftës, tha ai.

Ndërsa Michel, i cili kryeson Këshillin Evropian që përfaqëson krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, tha se ishte i hapur për konsultime me kolegët e BE-së.

Ora 07:53
Rusia sulmon me raketë Zaporizhzhian: Një i vdekur dhe 7 të plagosur

Një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në Zaporizhzhia, Ukrainë, raportoi kryebashkiaku i përkohshëm Anatoliy Kurtiev.

"Pas një sulmi armik në Zaporizhia, një ndërtesë banimi u dëmtua. Ka viktima," shkroi kryebashkiaku.

Nga sulmi u regjistrua një viktimë dhe kanë mbetur 7 të plagosur.

Ora 07:46
Zelensky: Bota do të dënojë referendumet farsë të Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, tha se "bota do të reagojë me drejtësi absolute ndaj referendumeve të rreme" të mbajtura nga Rusia në rajonet e pushtuara dhe "të cilat do të dënohen pa mëdyshje". Në fjalimin e tij të zakonshëm natën vonë, udhëheqësi ukrainas tha se "referendumet e rreme" të mbajtura në katër rajone të Ukrainës për aneksimin në Rusi përbëjnë "një farsë".

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 24/09/2022 14:13

    Vertet qe na ka care trapin ky komiku mendon se Europa do hape lufte berthamore qe do te thote fund i botes vetem qe ky kukulla e amerikes te rrije ne pushtet , jo shoku koha po te skadon dimri i acarte po troket ne dyert e Europes keshtu qe mbeshtetja mbaron behen zgjodhje diplomatike

    Përgjigju
  • Maks: 24/09/2022 12:34

    Tani o aktor po pate byth merri me luft keto territore dhe perzeri te gjith ruset Pastaj po nuk arrite ti marresh para referendumit harroj kwto territore sepse na vure te gjith europen ne rrezik zhdukje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar