Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
Refik Halili dhe Armand Duka
Pas barazimit 0-0 në derbin me Partizanin, presidenti i Tiranës, Refik Halili ka sulmuar FSHF-në dhe kreun e saj, Armand Duka. Halili flet për prishje investimi me qëllim dhe dëmtim të klubit bardheblu, duke sulmuar personalisht atë si president të Tiranës.
Nëpërmjet gjykimit, Halili thotë se duan t'i prishin invesitmin, por gjërat janë më të mëdha se futbolli.
"Më bën përshtypje, që ata arbitra që ishin në VAR në Elbasan ishin edhe sot. Te penalltia nuk kishin si të bënin. Unë kam sot skemën fantastike që bëjnë ata, kanë lëvizur vijën. Aty është 1 metër e 60-të, te tjetra është gati 1 metër. Ky është një turp që duhet të ndërhyjë federata.
Kam shtatë vite që nuk flas për arbitrat, duan të dëmtojnë Tiranën. Është një turp dhe një masakër që dua ta bëjnë me dashje për klubin tonë. Unë me stafin nuk do i lejojmë. Do na kenë në derën e shtëpisë çdo ditë, nga sot e tutje.
Kjo është në dorën e drejtuesve të Federatës, që nga presidenti Armando Duka të marrin të vendosin njerëzit e duhur. Këta njerëz janë edhe në emisione që flasin për faull. Po na dëmtojnë investimet.
Te ne njerëzit po vriten për pesë mijë lekë të vjetra, ndërsa njerëzit e Federatës luajnë me miliona euro që ne humbasim në vit, ata tallen me ne dhe gjakun tonë.
Më është sosur durimi, të kenë kujdes. Kemi arbitrat më të mirë në Ballkan kur duan të mbajnë mirë ndeshjen, por nuk i lënë njerëzit e tjerë së bashku me VAR-in, marrin udhëzime. Këtë e them ballë për ballë me mediet. Nëse nuk e nxirrni edhe ju jeni palë.
Të urdhëruar nga Federata këta individë?
Ta gjejnë ata, të marrin videot. Ne nuk kemi dashur të ndërhyjmë, kam vite që nuk flas. Është alarmante, mos luajnë me investimet e mija. Nuk jam njeri pa gjak, jam si të tjerët. Nuk më shemb njeri, sado mundohen. Duan të më dëmtojnë mua dhe klubin.
Këto që thashë për arbitrat janë të vogla, po flasim për gjëra më të mëdha. Bëj thirrje për këdo, nuk më shkelni dot, jam i fortë, gjaku dhe mundi, tifozët dhe familja më mbajnë gjallë.
I kam dalë ballë Federatës, nuk pyeta as për Bashkinë në zgjedhje. Unë do jem aty, kam besim vetëm te kryeministri Rama", tha Refik Halili.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.3%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 4599
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)
1 Dhjetor, 15:54
-
Aksident me vdekje në Kamëz, arrestohet 30-vjeçari! I riu nga Texas përplaset me ‘Audi’-n te Bulevardi i Ri, 4 të plagosur
1 Dhjetor, 12:21
-
Rama ftesë diplomatëve: Aplikoni dhe bëhuni pjesë e Misionit të Shqipërisë në BE! Do rritemi në numër dhe ekspertizë
1 Dhjetor, 09:34
-
'Burgu' i të miturve, drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë
30 Nëntor, 21:02
-
Derbi me Tiranën, Veselinovic: Kemi përballë një skuadër të madhe, Partizani do fitoren
30 Nëntor, 19:14
-
Superliga/ Egnatia thellon krizën e AF Elbasanit, Dinamo mposht Teutën! Laçi tri pikë kundër Skënderbeut, të diel derbi Tirana - Partizani
30 Nëntor, 18:25
-
Derbi Tirana - Partizani, 'Blutë' shoqërojnë tifozët në stadium! Bllokim rrugësh, policia tregon planin e masave
30 Nëntor, 18:12
-
Kategoria e Parë/ Kukësi fut në krizë Apoloninë, fiton 2-3 në Fier! Lushnja merr tri pikë, paqe në ndeshjet e tjera (Renditja)
30 Nëntor, 17:34
-
VIDEO/ Luhet derbi i 176-të, Gugash Magani i Tiranës: Rivaliteti historik, kemi kapacitet për të fituar me Partizanin
30 Nëntor, 16:41
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Tiranë/ Arrestohet 42-vjeçari, mbante armë pa leje në banesë (EMRI)
30 Nëntor, 11:25