Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta për situatën politike në vend. Socialisti thotë se nuk ia ka fajin Shqipëria as Lulit e as Monikës pse shumica e popullit s’i sheh dot me sy.

"Presidenti i Republikës paska reaguar sot në lidhje me situatën politike në vend dhe mirë ka bërë! Shkaqet e kësaj krize të opozitës z.President janë disa. Por eksportimi i saj jashtë vendit si krizë e Shqipërisë është një shkak i mjaftueshëm që ju ta thoni një gjysëm llafi!

Jo për gjë po s’ia ka fajin Shqipëria as Lulit e as Monikës pse shumica e popullit s’i sheh dot me sy" shkruan deputeti i PS-së. I pyetur nëse do i ulë palët në tryezë, Presidenti Ilir Meta tha sot se i ka bërë detyrat e tij me kohë, dhe tashmë nuk i mbetet më asgjë në dorë (lexo këtu).