Refluksi, ushqimet
që s’duhen konsumua

Refluksi, ushqimet<br />që s’duhen konsumua
TIRANE- Shumë persona kanë probleme të theksuara me stomakun dhe një nga shkaqet kryesore është refleksi, apo siç njihet ndryshe rikthimi i ushqimeve. Për mjekët kjo është një situatë normale, kurse për pacientët ajo është shumë shqetësuese pasi në disa raste ajo shfaq një sërë problemesh të tjera shëndetësore. “Shumica e fëmijëve dhe të rriturve kanë pak refluks zakonisht i cili nuk vihet re. Kur përmbajtjet e kthyera në ezofag rikthehen menjëherë në stomak ato nuk e dëmtojnë ezofagun. Por në disa raste këto përmbajtje acide qëndrojnë ne ezofag dhe fillojnë te dëmtojnë mukozën e tij.

Kur përmbajtjet e stomakut të kthyera në ezofag kalojnë në gojë ose hyjnë në rrugët e frymëmarrjes fëmijët dhe të rriturit fillojnë të kenë zë të ngjirur ose kollë kronike” thekson mjeku gastroenterolog, Altin Cekodhima. Sipas tij, këta persona shfaqin edhe një sërë simptomash të cilat kanë të bëjnë me pneumoni të shpeshta, vështirësi në frymëmarrje, të vjella, dhimbje fyti apo probleme në fyt. Pas diagnostikimit së problemit për mjekët është shumë e rëndësishme pjesë e dietës ushqimore qe duhet mbajtur por edhe e disa veprimeve të tjera që duhet të kryhen ose jo.

Kështu, sa i përket ushqimeve mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes me ato të cilat kanë një përmbajtje të yndyrës, janë pikante apo kanë përmbajtje të mentes. “Sa i përket ushqimeve nuk këshillohet të përdoren ato që kanë përmbajtje të lartë të yndyrës si dhe ushqimeve të fast food. Edhe ushqimet pikante dhe ato me mente janë të dëmshme për stomakun, duke shkaktuar refluks. Po kështu edhe çokollatat nuk këshillohen” thekson mjeku specialist.

Sipas tij edhe agrumet janë të dëmshme për këtë kategori pacientësh si dhe kafja dhe çaji të cilat pas konsumimit sjellin refleksin. Një tjetër këshille e mjekëve ka të bëjë me veset, kryesisht me eliminimin e alkoolit dhe të duhanit të cilët kthehen në problem për këtë lloj sëmundjeje. Ndërkohë në këshilla të rëndësishme hyjnë edhe ato për mënyrën se si pacientët sillen pas ushqimit.

“Pacientët të mos shtrihen menjëherë pas ushqimit dhe të shmangin darkat e vona. Si dhe kokën e krevatit ku flini duhet ta mbani disa centimetra më të ngritur Edhe veshjet ndikojnë në shfaqjen e problemeve, ndaj të shmangen rrobat e ngushta dhe përkuljet mbas ushqyerjes” nënvizon Cekodhima. Sipas tij, kujdes duhet bërë edhe me vaktet, ato duhet të jenë të shpeshta por të pakta në sasi. 
 
 Çfarë duhet eliminuar
 -Pacientët që kanë refluks, (kthim të gazrave nga stomaku) u ndalohet pirja e duhanit dhe alkoolit.
-Ndalohet përdorimi i çamçakëzëve dhe i karameleve me mente pasi ato acarojnë stomakun e këtyre personave
-Mjekët këshillojnë që të mos shtriheni  menjëherë pas ushqimit dhe shmangni darkat e vona. Si dhe kokën e krevatit ku flini duhet ta mbani disa centimetra më të ngritur
- Edhe veshjet ndikojnë në shfaqjen e problemeve, mjekët këshillojnë të shmangen rrobat e ngushta dhe përkuljet mbas ushqyerjes.
-Këshillë e përsëritur dhe qe vlen për çdo person që ka probleme me stomakun është të hanë pak dhe shpesh

-Edhe mbajtja e një dietë për personat e shëndetshëm është e këshillueshme, ndaj duhet të humbni peshë.
-Sa i përket ushqimeve nuk këshillohet të përdoren ato që kanë përmbajtje të lartë të yndyrës si dhe ushqimeve të fast food.
- Edhe ushqimet pikante dhe ato me mente janë të dëmshme për stomakun, duke shkaktuar refluks. Po kështu edhe çokollatat nuk këshillohen.
-Ezofagun e irritojnë edhe qitrot fruta dhe lëngje, agrumet (portokalli, limona, mandarina, ananas)
- Po kështu nuk këshillohet as kafja qoftë ajo normale dhe e dekafeinuar, si dhe çaji.
 
Shkrimi u publikua sot (23.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)