Reforma administrative, një nga kushtet e BE-së

Reforma administrative, një nga kushtet e BE-së
Shtefan Fyle ka numëruar kushtet të cilat duhet t’i plotësojë Kosova gjatë kësaj periudhë në mënyrë që të fillojë zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Sipas Fyles duhet të arrihet përparim me tregtinë, ku gjatë muajit qershor në Kosovë do të dërgohet një mision. 

“Së dyti duhet të arrihet përparim në reformën e adminsitrarës publike, këtu mund të llogaritni në mbështetjen e Komisionit Evropian. Së treti qëllim i Këshillit Kombëtarë të Integrimit Evropain është që të ngrihet një koncensus të gjerë në këtë frymë, andaj unë do të kërkojë në mënyrë të shpejt të bëhet reforma zgjedhore. Së katërti duhet sundimi i ligjit, ku unë dua të fillojë një dialog të strukturuar me zëvendëskryminstrin Hajredin Kuçin dhe ministrinë e MBP-së Bajram Rexhepin në maj” ka theksuar Fyle. 

Ai më tutje ka shtuar se njëra prej kushteve duhet të jetë integrimi i pakicave. 

“Tashmë është koha që Kosova të arrijë suksese, ju duhet të na ndihmoni në mënyrë që që ne të ju ndihmojmë juve” ka shtuar Fyle. 

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me këtë rast ka deklaruar se ‘rruga e integrimeve evropiane krahas miqësisë me SHBA është jetike për vendin tonë për rregullimin e brendshëm dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare që shihen si një proces unik dhe i tërësishëm”. 

Jahjaga më tej ka sqaruar detyrat të cilat do t’i kryejë Këshilli Kombëtarë i Integrimeve Evropaine. “Këshilli i cili funksion nën autoritetin presidentes së vendit ka për qëllim në mënyrë efikase të koordinojë dhe harmonizojë politikat institucionale dhe të gjithë faktorëve të tjerë relevantë. Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm, përmbushja e normave dhe standardeve që aplikohen që të gjitha fushat e jetës me angazhim tonin do të jetë më e shpejt dhe e plotë” ka theksuar Jahjaga. 

“Në këtë rrugë vendet duhet të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë njëri tjetrin sepse fqinjësia ndërmjet vendeve dhe popujve është parimi i artë i Evropës së bashkuar dhe një ndër parakushtet të politikë së integrimit” ka shtuar më tej Jahjaga.
 
Në inaugurimin e Këshillit Kombëtar të Integrimeve Evropiane, kanë folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, dhe kreu i LDK-ës Isa Mustafa. 

Fyle më pas, dokumentin e fillimit edhe zyrtarë të procesit të studimit të fizibilitetit për Kosovën, ua ka dorëzuar përfaqësuesve të institucioneve kryesore të Kosovës, presidentes dhe kryeministrit.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria