Reforma, Berisha: Inspektoriati
dixhital shmang abuzimet

Reforma, Berisha: Inspektoriati <br />dixhital shmang abuzimet
TIRANE – Reforma e inspektoriateve është e domosdoshme për të luftuar arbitraritetin dhe çdo praktikë abuzive, tha sot Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Task-Forcës që iu kushtua hapave të fazës përfundimtare të kësaj reforme.

Duke theksuar rëndësinë e sistemit të inspektoriateve, si një sistem themelor për funksionimin e tregut dhe garantimin e standardeve, kryeministri vlerësoi ecurinë dhe arritjet e deritanishme të reformës, e cila mundësoi thjeshtimin nga 36 inspektoriate në 11 të tilla, si dhe instalimin e Inspektoriatit Qendror, i cili udhëheq sistemin e inspektimit në vend, duke garantuar përsosjen e tij të vazhdueshme, thuhet në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Kryeministria.

“Ne kemi përzgjedhur sistemin e inspektoriatit dixhital, në kuptimin që një regjistër kombëtar i inspektorëve shtetëror mbahet ne Inspektoriatin Qendror te vendit dhe ky regjistër është regjistri i gjurmës së çdo inspektimi. Asnjë inspektor pas vendosjes së këtij sistemi nuk do të mund të inspektojë pa lënë gjurmë elektronike se ishte, pastaj do jenë të tjerët që do të vlerësojnë duhet të shkonte apo jo, motivet që e shtynë të shkojë, agjenda e tij dhe me rradhë, por lënia e gjurmës është një kusht i domosdoshëm”, u shpreh Berisha.

Më pas, në mbledhje u diskutua për procedurat e përzgjedhjes së kryeinspektorëve te ministrive të linjave, si dhe emërimin e tyre, pajisjen e tyre me dokumentat përkatëse si dhe ngritjen e nje komiteti Ad-Hoc që do të ketë si detyrë implementimin e reformës.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate