Reforma, dështon PD, konfirmohen
organet e drejtësisë së re

Reforma, dështon PD, konfirmohen<br />organet e drejtësisë së re
Pas vendimit pro ligjit të Vetingut, Gjykata Kushtetuese ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës, sa i takon anti-kushtetutshmërisë të Reformës në Drejtësi.

Kushtetuesja, me një vendim të datës 14 Prill, ka konfirmuar ligjshmërinë e organeve kryesore të drejtësisë së re, konkretisht të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Institucionet në fjalë, të parashikuara në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, janë kontestuar nga Partia Demokratike, Shoqata Kombëtare e Prokurorëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Partia kryesore në opozitë, në fund të vitit të kaluar, depozitoi një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin e organeve të reja të drejtësisë, sidomos të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy organe këto që do të qeverisin drejtësinë e re.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për të shfuqizuar nenet 19-58 dhe nenet 117-156, që parashikonin mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP, duke konfirmuar pjesën themelore të ligjit. Shfuqizimi i këtyre neneve do të hidhte në erë Reformën në Drejtësi dhe investimin trevjeçar të SHBA-BE. Nga rreth 60 nene që ka kërkuar Partia Demokratike që të shfuqizoheshin, Kushtetuesja ka shfuqizuar vetëm katër nene dhe një pikë të ligjit.

Nenet e rrëzuara nuk prekin thelbin e ligjit. Gjykata ka rrëzuar nenin pesë të ligjit, për shkeljet disiplinore të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Po ashtu, ka rrëzuar nenin për çështjet që trajtohen në mbledhjen plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, gjykata ka rrëzuar nenin 103 për shkeljet disiplinore të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe nenin 159 për vendimet që merren në mbledhjet e plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjykata ka rrëzuar edhe pikën pesë të nenit 169, e cila parashikonte pjesëmarrjen e Ministrit të Drejtësisë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
 
Vendimi
Pas vendimit pro ligjit të Vetingut, Gjykata Kushtetuese ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm, duke hedhur poshtë pretendimet e frontit ati-reformë sa i takon anti-kushtetutshmërisë të Reformës në Drejtësi.
 
Kërkesa
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për të shfuqizuar nenet 19-58 dhe nenet 117-156, që parashikonin mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP, duke konfirmuar pjesën themelore të ligjit.

vettingu
1

2

3


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)