Reforma e ujit ka nisur ashtu siç ishte paralajmëruar nga qeveria, për të folur lidhur me rezultatet e arritura dhe problemet e hasura ishte e ftuar në Report Tv, nëndrejtoresha e UKT Evis Gjebrea.

Gjebrea u shpreh se shumë qytetarë dhe biznese janë paraqitur për të lidhur kontrata dhe shlyer detyrimet e prapambetura. Për sa i përket personave që nuk kanë mundësi ekonomike qeveria ka ofruar mundësinë e pagesës me këste nëpërmjet lidhjes së akt marrëveshjes.

Intervista:

Qytetarët duke qenë në numër më të madh janë paraqitur para sporteleve, ka dhe shumë biznese që kanë pasur fatura të papaguara që prej vitit 2007 dhe kanë bërë pagesat. Për qytetarët do filloi kontrolli për çdo debitor pas 28 shkurtit, ky do jetë një aksion i vazhdueshëm që do zgjas 7 muaji. Deri tani janë arrestuar 4 persona që janë kapu në shkelje për ujin.

Problematika ka pasur edhe për regjistrimin e të dhënave në sistem, nuk ka pasur të hedhur nipin në sistem dhe kjo ka sjellë pengesa.
Ka qytetarë që nuk i paguan dot detyrimet. Qeveria ka miratuar skemat e financimit për qytetarët që janë në vështirësi ekonomike, ne kemi krijuar skema lehtësuese mund ti paguajnë me këste mujore përveç faturës mujore.

Pagesa do jetë 2000 lekë të reja në muaj sipas akt-marrëveshjes që do lidhet me qytetarët, kjo do zgjidhi problemin e debisë.

Një pjesë e problemeve vjen për shkak të abuzimeve dhe mungesës së investimit, kjo ka ushtruar presion për ujësjellës kanalizimet, ka një nevojë urgjente për investime në këtë sektor.

Kontrollet që do ushtroj UKT-ja për puset e ujit nëse ka përzierje të ujit të rrjetit të ujësjellësit dhe atij të pusit. Për deri sa ka leje për pusin nuk mund të ndëshkohet por vetëm në rastin kur ai përzien ujin e rrjetit të ujësjellës kanalizimeve dhe pusit. Sigurisht kemi një vizion strategjik për vitet e ardhshme ku Tirana do përfitoj 24 orë uji të pijshëm.

Në projekt do përfshihet edhe zgjerimi i Bovillës, kjo do përmirësoj furnizimin me sasinë e nevojshme të ujit por edhe për cilësinë. Në momentin që qytetari bën kërkesën për pajisjen me matësin e ujit UKT-ja.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com