Reforma Gjyqësore në Varshavë, Gjykata Europiane gjobit me 1 mln euro në ditë Poloninë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka vendosur Polonisë një gjobë prej 1 milionë euro në ditë për shkak se Polonia ka refuzuar të pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë. Mësohet se gjoba do të qëndrojë në fuqi deri në momentin që Polonia të tërhiqet nga vendimi.

Sipas ekspertëve, Dhoma Disiplinore e Bashkimit Evropian është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të shtuar kontrollin politik në sistemin e drejtësisë. Por, qeveria polake i ka mohuar këto akuza duke thënë se ishte një masë e nevojshme për të luftuar korrupsionin midis gjyqtarëve.

Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe Polonisë arritën kulmin më 7 tetor.

Çfarë ndodhi në 7 tetor?

Më datë 7 tetor Gjykata Kushtetuese e Polonisë mori vendimin që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, për disa çështje të caktuara gjyqësore. Sipas Gjykatës Kushtetuese disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë. Për këtë arsye, sipas saj gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre.

Pikërisht për këtë vendim ka pasur një përplasje të fortë mes Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj Polonisë.

Masat që pritet të merren ndaj Polonisë përveç gjobës  

Sipas, von Der Leyen janë edhe tre opsione që mund të merren si masa ndaj Polonisë.

1. Kufizimi i fondeve nga Bashkimi Evropian për Poloninë.

2. Polonisë t’i hiqen disa të drejta si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Ndërkohë një tejtër faktor i rëndësishëm që ka shkatuar tensione mes Polonisë dhe BE-së është fakti që Komisioni Evropian ende nuk ka miratuar fondin prej 57 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga COVID. Ky fond nuk do t’i miratohet derisa mosmarrëveshja mes BE-së dhe Polonisë të zgjidhet.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit