Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka akuzuar Bashkimin Evropian se po ushtron shantazh ndaj Polonisë duke paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj saj. Morawiecki debatoi ashpër me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursuala von der leyen. Ky debat në Parlamenti Evropian erdhi për shkak të vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë që sfidon epërsinë e ligjeve të BE-së.

"Shantazhi nuk duhet të jetë një metodë e politikës," tha Morawiecki.

Von der Leyen tha se do u kundërpërgjigjej vendimeve të Polonisë dhe nuk të lejojë që ajo të minojë vlerat e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Morawiecki BE -në se po tejkalon fuqinë e saj.

“Komisioni Evropian do t'i përgjigjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë. Ne nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbashkëta të rrezikohen. Ky vendim vë në dyshim themelet e Bashkimit Evropian. Është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rendit juridik evropian.”, tha Von der Leyen.

Sipas disa sondazheve të kryera, polakët mbështesin qëndrimin e vendit në BE, prandaj dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Poloni, pasi janë të shqetësuar se kundërshtimi i qeverisë ndaj unionit, mund të sjell largimin e Polonisë nga Bashkimi Evropian.

Çfarë ka vendosur Gjykata Kushtetuese?

Më datë 7 tetor Gjykata Kushtetuese e Polonisë mori vendimin që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, për disa çështje të caktuara gjyqësore. Sipas Gjykatës Kushtetuese disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë. Për këtë arsye, sipas saj gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre.

Masat që pritet të marrë Von der Leyen ndaj Polonisë

Sipas, von Der Leyen janë tre opsione që mund të merren si masa ndaj Polonisë.

1.Hapja e procedurave ligjore për shkeljen që ka bërë Gjykata Kushtetuese me marrjen e vendimit.

2. Kufizimi i fondeve nga Bashkimi Evropian për Poloninë.

3. Polonisë ti hiqen disa të drejta si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian ende nuk ka miratuar fondin prej 57 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga COVID. Ky fond nuk do t’i miratohet derisa mosmarrëveshja mes BE-së dhe Polonisë të zgjidhet.