TIRANE- Dy opsione për ndryshimin e skemës së pensioneve ka paraqitur zyrtarisht qeveria, skemë e cila do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2015. Ka qenë Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj i cili ka treguar se si do të funksionojnë këto dy opsione dhe cilat janë risitë e tyre.
Ndryshimet
Llogaritja e pensionit sipas opsionit të parë do të bazohet mbi pensionin social i cili është përcaktuar 6. 646 lekë. Por, për të përfituar këtë pension një person duhet të ketë të paktën 15 vite kontribute. “Periudha minimale e sigurimit për të përfituar pension do vazhdojë të mbetet 15 vjet, por ndryshimi është se nuk do të ketë më periudhë maksimale sigurimi. Kështu, pensioni do jetë pension social plus 1% të çdo viti, nëse janë 20 vite të siguruara do të jetë 1% të 20 viteve e nëse janë 40 vite të siguruara do të jetë 1% e 40 viteve. Sa më shumë të kontribuojnë një qytetar aq më i lartë do të jetë pensioni” ka pohuar ministri Veliaj. Sipas tij skema e re parashikon që të mos ketë pension të pjesshëm apo të plotë. Sa i përket pensionit social ai do të përfitohet nga të gjithë ata persona të cilët do të jenë rezidentë në Shqipëri, që nuk kanë asnjë të ardhur, nuk kanë derdhur kontribute por që kanë mbushur moshën 70 vjeç. Një tjetër risi e e kësaj skeme, do të jetë barazimi i pensionit të fshatit me atë të qytetit. Ndërkohë që dalja herët në pension do të penalizohet duke e ulur pensionin mujor ndërsa dalja vonë do të shpërblehet duke u dhënë një pension më të lartë.
Mosha
Sa i përket moshës së daljes në pension janë parashikuar disa ndryshime. Kështu për minatorët do të ketë ulje të moshës së pensionit, kurse për funksionarët e lartë rritje e saj. “Mosha e pensionit do të rritet me dy muaj në vit për gratë duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të rritet mosha e burrave dhe grave bashkë për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056. Në këtë mënyrë, mosha e pensionit do të rritet në përputhje me rritjen e jetëgjatësisë” ka pohuar Veliaj. Ndërkohë që opsioni i dytë parashikon në një reformim rrënjësor duke shkuar drejt llogarive nocionale. Masa e pensionit përcaktohet nga kontributet e individëve plus normën e tyre të fitimit. Sipas opsionit të dytë, të gjithë individët që kanë filluar punë pas 1 janarit 1994 do të kalojnë në skemën e llogarive nocionale. Të gjithë ata që kanë filluar punë para vitit 1994 do të vazhdojnë në skemën aktuale të reformuar sipas Opsionit 1. Edhe kjo skemë parashikon vendosjen e një pensioni social për ata që nuk kanë kontribute të mjaftueshme. Ndërsa, sa u përket skemave suplementare, skemat profesionale, dhe fondet private do të reformohen sipas propozimeve në opsionin e parë.

Shkrimi u publikua sot 30 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama: Reforma zhduk 'gropën' mes kontributeve e pensioneve