Tryeza për reformën në drejtësisë është organizuar nga Presidenti Nishani si edhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Duke qenë se Presidenti i Republikës është njëherësh edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, vetë KLD përgjatë këtyre ditëve është marrë me organizimin e tryezës si edhe hartimin e draftit final nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë mbi këtë reformë.

Kësisoj në tryezë do të jenë tri propozime, dy nga partitë politike, mazhoraca nga njëra anë dhe opozita nga ana tjetër, si edhe drafti që do të paraqitet nga vetë KLD të cilët do të diskutohen në prani të ndërkombëtarëve.