Reforma, LSI kundër PD-së
Po deformon bashkë me PS

Reforma, LSI kundër PD-së<br />Po deformon bashkë me PS
TIRANE – Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) shprehu sot shqetësimin e saj pasi “reforma zgjedhore nuk po ecën me ritmet që kërkon serioziteti i këtij procesi”. Në një konferencë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, akuzoi Partinë Demokratike dhe atë Socialiste që sipas tij “kanë monopolin e deformimit të sistemit” zgjedhor e që “kanë përgjegjësinë për atë çfarë kanë bërë”, se “nuk kanë vullnetin të korrigjojnë gabimet” e veta.

Rama i kërkoi këtyre dy forcave politike që “të ngrihen mbi interesat partiake” dhe propozoi “një ndarje me një numër më të kufizuar rajonesh zgjedhore. Ndoshta numri 6 do të ishte zgjidhja më e pranueshme”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI këmbënguli që reforma të fokusohet “tek thelbi i deformimeve që kanë bërë të mundur pasojat që të gjithë i dimë dhe vullneti i palëve duhet të ketë në krye të punëve të veta garantimin e barazisë së votës dhe respektimin e votës e cila të kthehet pastaj në mandate përfaqësimi politik në Kuvend në përputhje me vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

“Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë, të deformojë, të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve sepse dita e zgjedhjeve është dita kur qytetarët ushtrojnë pushtetin e tyre me integritet të plotë”, tha Luan Rama.

(im/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Procesi i përzgjedhjes së delegatëve për Kongresin Zgjedhor të PS, Klosi: Do të zgjasë dy ditë! Në 2 muaj patëm mbi 33 mijë anëtarësime të reja

Procesi i përzgjedhjes së delegatëve për Kongresin Zgjedhor të PS, Klosi: Do të zgjasë dy ditë! Në 2 muaj patëm mbi 33 mijë anëtarësime të reja