Ligji i Arsimit të Lartë duhet të ndalojë dypunësimin e pedagogëve, përveçse në rastet kur dy institucionet e arsimit të lartë kanë lidhur marrëveshje me njëri tjetrin. Ky është mendimi i Rektorati të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhenë në emisionin “Tetë a tetë” në A1 Report. “Universitetet publike i kanë kontratat e qarta, që do të thotë se një pedagog nuk mund të punojë edhe në shtet edhe në privat. Kur ai nënshkruan me shtetin, kuptohet që punon vetëm aty” ka pohuar Kule.
Ndërsa ka sugjeruar për rritje të pagave të pedagogëve, pasi pagat aktuale janë dy fish më të ulëta se të pedagogëve në Kosovë. Sa i përket ligjit aktual për Kulen ai është problematik, pasi 17 nene të tij i japin kompetencë qeverisë dhe 10 të tjera MAS për të ndërhyrë tek universitetet. Ndaj sipas tij, hartimi i ligjit të ri për arsimin e lartë është tepër i nevojshëm.
/Shqiptarja.com