Reforma, nëse nuk miratohet në
qershor shtyhet për në 2019
Reforma territoriale nuk do të prekë mandatet e deputetëve. E gjithë procedura për të ndryshuar hartën administrative të Shqipërisë do të bëhet për të ulur numrin e njësive vendore, pra çka do të thotë të ulet numri i kryetarëve të njësive vendore, por jo të deputetëve.
TIRANE- Reforma territoriale nuk do të prekë mandatet e deputetëve. E gjithë procedura për të ndryshuar hartën administrative të Shqipërisë do të bëhet për të ulur numrin e njësive vendore, pra çka do të thotë të ulet numri i kryetarëve të njësive vendore, por jo të deputetëve. Burime nga Kuvendi bënë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se bashkimi i qarqeve do të bëhet për të ulur numrin e njësive vendore dhe jo të deputetëve.
ProcesiSipas burimeve bëhet me dije se numri i qarqeve do të reduktohet nga numri aktual që është në 12. Sipas të gjitha gjasave numri do të përgjysmohet, pra do të ngelen 6, por numri i deputetëve nuk do të ndryshojë. Konkretisht nëse bashkohet qarku i Elbasanit dhe i Korçës, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017 do të prodhojnë të njëjtin numër deputetësh. Korça si qark prodhon 12 deputet, ndërsa Elbasani prodhon 14 dhe me bashkimin e këtyre dy qarqeve do të prodhohet po i njëjti numër deputetësh në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra 26 deputet. Kësisoj kjo nismë e qeverisë nuk do të prekë as Kushtetutën që është edhe problemi kryesor i mazhorancës për miratimin e kësaj reformë. Konkretisht për këtë ndërhyrje në Kushtetutë kërkohet 2/3 e votave të parlamentit, numër të cilin mazhoranca nuk e disponon. Kësisoj duke mos prekur numrin e mandateve të deputetëve, shumica parlamentare kërkon që të mos bëjë ndërhyrje në Kushtetutë dhe ta miratojë reformën me apo pa opozitën.
Zgjedhjet 2015Mazhoranca duket se është shumë e vendosur që të miratojë reformën territoriale brenda këtij sesioni parlamentar. Pavarësisht se duket si një nxitim nga ana e shumicës parlamentare, arsyeja e vetme se përse do të bëhet është fakti se nëse dështon në këtë sesion, atëherë reforma shtyhet automatikisht për 4 vite të tjera. Në vitin 2015 do të zhvillohen zgjedhjet vendore, pra të gjithë kryetarët e njësive vendore aktuale do të rimarrin nga një mandat të ri, çka do të thotë se komunat dhe bashkitë nuk reduktohen dot pasi kanë nga një të zgjedhur nga populli. Kësisoj nëse mazhoranca nuk miraton reformën brenda muajit korrik, do të shtyhet deri në vitin 2019 miratimi i ndarjes së re administrative të Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) MinoritetetPavarësisht se mazhoranca kërkon një ndarje të re territoriale ku synohet që numri i njësive vendore të reduktohet ndjeshëm, zonat minoritare nuk do të preken nga kjo nismë. Burimet nga Kuvendi bënë me dije se këto njësi vendore që përcaktohen si zona minoritare nuk mund të preken nga ndarja e re administrative pasi bashkimi i tyre do të cenonte të drejtat ndërkombëtare të pakicave. Kësisoj zona si Pusteci, Dropulli etj... që karakterizohen si njësi vendore të përbëra nga minoritete nuk do të preken nga ndarja e re dhe do të kenë sërish të njëjtën madhësi si komunë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51