Prokurorët e kryeqytetit nuk duhet të marrin më firmën e titullarit për veprimet hetimore në lidhje me hetimet që ata kryejnë, personat që marrin në pyetje apo personat që dërgojnë në gjyq për masë sigurie apo sit ë pandehur.

Report Tv ka mësuar se në fundjavë kreu i ri i prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka ka zhvilluar një mbledhje me vartësit e tij, ku i ka deklaruar se 

Me ndryshimet kushtetuese ju jeni të pavaruar dhe për çdo veprim në lidhje me hetimet jeni ju ata që përfaqësoni prokurorinë dhe nga sot jeni zotër të hetiemve dhe ju do të firmosni në çdo shkresë”.

Ndërkohë para këtyre ndryshimeve të gjithë prokurorët përpara çdo vendimi ishin të detyruar të kalonin nga drejtuesi i prokurorisë së rrethit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com