Reforma në Akademinë e Shkencave /15 deputetë depozitojnë në kuvend projektligjin

Rreth 15 deputet të Partisë Socialiste depozitojnë në Parlament projektligjin për reformimin e Akademisë së Shkencave. Mes tyre janë emra, si Eglantina Gjermeni, Anastas Angjeli apo Vilma Bello, të cilët i kërkojnë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në bazë të nenit 81, pika 1 e kushtetutës, por edhe në bazë të rregullores së Kuvendit, shqyrtimin për miratim në Kuvend nismën ligjore, projektligjin “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.

Ndër të tjera, në relacionin shpjegues shkruhet qëllimi i këtij ligji, që është përcaktimi i kuadrit ligjor për organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa, objekti i këtij ligji janë Akademia, organet e saj përbërëse dhe ato që veprojnë pranë saj, si dhe marrëdhëniet e Akademisë me institucionet e tjera të kërkimit shkencor dhe të politikave të zhvillimit të saj.

Ndërsa, nga ana tjetër ALLEA, Federata Europiane e Akademive të Shkencave Natyrore dhe Shoqërore, në një deklaratë të përbashkët u kërkon qeverive dhe autoriteteve publike që të mbrojnë lirinë akademike dhe të ruajnë autonominë institucionale duke mundësuar sisteme të forta rregullatore, që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të institucioneve kërkimore dhe atyre të arsimit të lartë.

“Shoqëritë tona të bazuara mbi dijen janë të varura ndaj zhvillimit shkencor, por brishtësia e parimeve bazë të jetës akademike, liria dhe autonomia, shpesh shpërfillen. Vetëm me to mundet shkenca t’i shërbejë më së miri shoqërisë. Ngjarjet e fundit në Europë të lidhura me rritjen e presionit politik në disa shtete na kanë ndërgjegjësuar ndjeshëm për nevojën e mbrojtjes me çdo kusht të këtyre vlerave. Është koha që shkencëtarët, por edhe shoqëria në përgjithësi, të ngrihen ndaj shkeljeve të pajustifikuara dhe të kërkojnë mbrojtje më të fortë”, shprehet Antonio Loprieno, Presidenti i ALLEA-s.

Ndërkohë, që prej dy vitesh Akademia e Shkencave është në proces reformimi. Ndërsa, edhe pse ka kaluar pesë muaj nga dorëzimi i projektligjit për këtë reformim në kuvend, nuk ka pasur asnjë reagim konkret për miratimin apo mosmiratimin e tij nga qeveria. Tani mbetet për të parë, nëse iniciativa e deputetëve do të bëjë qeverinë të ndryshojë mendim për projektligjin, që ka si qëllim reformimin e Akademisë së Shkencave.   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)