Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka qënë në qytetin e Korcës ku ka kryer disa inspektime të investimeve të qeverisë. Fillimisht kreu i qeverisë ka parë nga afër invesitmet e punimeve për rikonstruksionin e shkollës "Mësonjtorja e parë Shqipe" dhe ka ndjekur edhe disa prej punimeve për krijimin e këndeve sportive në zona të ndryshme të qytetit.
I shoqruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, Rama ka zhvilluar një takim me mësues dhe nxënës ku ka ka paralajmeruar se edhe vitin tjetër, mësuesit do të kalojnë një testim për të merituar vendin e punës.
Kryeministri ka theksuar se mungesa e theksuar e investimeve në arsim është pasoje e drejtpërdrejtë e atij sistemi arsimor që trashëguam, sepse rritja ekonomike lidhet drejtperdrejt me dijen. Sipas tij pas 3 vitesh do të kemi një sistem të barazvlefshëm për nga cilësia me ato të vendeve të zhvilluara europiane.
Redaksia Online
(g.f//Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO