Reforma në bregdet, Zak Topuzi: Dështuam 10 vite, tani kemi një strategji të mirë! E ardhmja pritet turizëm elitar, duhet të jemi të përgatitur

Kreu i hoteleri turizmit, Zak Topuzi foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ Report Tv mbi reformën e bregdetit që ka ndërmarrë qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Topuzi thekson për Nertil Agalliun se kemi dështuar këto 10 vite në menaxhimin e plazheve dhe tashmë me këtë reformë diçka mund të ndryshoj pozitivisht.

'Menaxhimi i bregdetit që ka qenë shqetësim për turistët por edhe vetë shqiptarëve nuk kaloi pa vëmendjen e qeverisë. Kryeministri foli për një reformë për menaxhimin e bregdetit. Kemi dështuar në 10 vjet. Çdo vit kemi bërë reformë të re. Investimi në stacionet e plazhit nuk është i lehtë. Shkon nga 40 mijë deri në 100 mijë euro. Kalimi nga pushteti vendor në menaxhimin e përbashkët apo me qeverinë nuk ka dhënë ndonjë rezultat pozitiv. Kemi propozuar të shikohen legjislacionet rajonale.'

Reforma e shpalosur nga kryeministri Rama parashikon që ndarja të bëhet brenda plazheve mes privatit (hoteleve) që do kenë në dispozicion 70 %, teksa 30 % do jetë në dispozicion të bashkive dhe do jetë publik për pushuesit që mund të vendosin çadrat e tyre.

'E rëndësishme që u kuptua që nuk është qëllimi të merren të ardhura nga bashkia. Me pak fjalë ndryshimet kanë qenë raportet 70 dhënë menaxhim 30% zonë publike. Nuk do jetë qëllim në vetvete dhënia e një stacioni plazhi që ka vetëm 1 bar dhe çadra. Do jetë në shërbim të hoteleve. Në një distancë 1000 m, 700 m do jenë sektori privat dhe 300 m në menaxhimin e bashkive. Të gjithë banorët në një zonë të mund të vendosin çadra, jo të kalosh 3 apo 4 km dhe të shkosh në një zonë të papërshtatshme.'

Ky model i kombinuar është më i miri për situatën e turizmit tonë edhe pse janë bërë më parë shumë eksperimente.

'Zona e plazhit janë 3 kategori, plazhi i gjerë, ku është më pak se 60 m dhe ka plazhe të kombinuara me rërë dhe shkëmbinj. Duhet një distancë 10 metra nga uji për të kaluar ose për të vendosur çadra për çdo person që është prapa hotelit dhe nuk do të paguajë. Bregdeti është pronë e të gjithëve. Aty mund të bëjë pushime kush të dojë, qoftë duke marrë çadrën. Shqipëria ka zgjedhur këtë model që nga eksperimentet e shumta e ka zgjidhur kështu. Mendoj se është zgjidhje e mirë. Do pretendonim më shumë pjesë të lirë për banorët.'

Teksa problem në turizëm mbetet ende informaliteti dhe regjistrimi i shtretërve.

'Pavarësisht se vijnë 8 .5 m turistë shumë pak flenë në hotele, pjesa më e madhe flenë në zona pa taksa. Duke krijuar probleme konkurrence. Rajoni nuk i ka këto probleme.'

Turizmi do vijojë të evulojë, ndërsa parashikohet të kemi një turizëm më elitar vitet në vijim për të cilin duhet përgatitje sipas Topuzit.

'Kemi një strategji që ka prekur të gjithë anët më shqetësuese që kanë dalë nga grupet e interesit dhe shpresojmë të japim rezultat , po flasim për strategji 6 vjeçare, ndërsa bota po mendon për turizmin e vitit 2040. Ideja kryesore gati gjysma e turistëve do shtohet 100% e turistëve të vitit 2040. Janë shtresa të mesme dhe me të ardhura të larta. Për këta duhen strategji të tjera. Nëse nuk mendon tani do jetë më e vështirë të realizohen më vonë. Pjesa më e madhe e shtresës së mesme të Shqipërisë dhe Kosovës nuk e gjejnë veten në Shqipëri, dhe i kalojnë pushimet në Greqi, Turqi.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plazhisti: 25/10/2024 15:43

    Perseri do deshtohet nese Plazhet nuk behen 100% Publike si i ka e gjithe Bota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit