Gjyqtarët dhe prokurorët që përjashtohen nga sistemi i drejtësisë nga procesi i Vettingut e kanë një shans të dytë për t’u rikthyer në sallën e gjyqit. Socialistët vendosën sot në Komisionin e Ligjeve të lejojnë që të djegurit e Vettingut të mund të bëhen avokatë, edhe pse më herët kishin deklaruar të kundërtën. 

Kjo është deklarata e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në 2 maj, kur ligji për avokatinë u prezantua në parim. 
“Natyrisht ne nuk mund të lejojmë të hyjnë nga penxherja ata që kemi nxjerrë nga dera e sallës së gjyqit”,-tha Ulsi Manja. “Unë jam shumë dakord me këtë, madje do propozoj masa më shtrënguese”,-tha Bashkim Fino. 

“Ne nuk mund të bëhemi strehë për ata që i nxjerr jashtë vettingu, duam një profesion dinjitoz”,-tha po në 2 maj, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia.