Kim takon gjyqtarët e KPA: Keni përgjegjësi të vështirë, dhënien e gjykimit përfundimtar! Pavarësisht presionit, vazhdoni zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi

Kim takon gjyqtarët e KPA: Keni përgjegjësi të vështirë, dhënien e gjykimit përfundimtar! Pavarësisht presionit, vazhdoni zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim me gjyqtarët e KPA

Pas takimit me me 15 prokurorët e SPAK, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka takuar gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), shkalla e dytë e vetingut.

Në një postim Kim thotë se ata kanë përgjegjësinë më të vështirë, dhënien e gjykimit përfundimtar dhe se pavarësisht presionit kanë vazhduar me zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

"Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi".

Në kohë kur dje u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të merrnin masat pas shpalljes ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, sot Kim u ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë të gjithë ‘ata përgjegjës që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit’. Ajo ka përsëritur edhe një herë mesazhin se askush nuk është mbi ligjin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)