Nga drafti paraprak, mësohet se mazhoranca nuk ka hequr dorë nga ndërprerja e mandatit të kryeprokurorit, sikundër Venecia kishte sugjeruar. Në reflektimet që janë bërë, përsëri në mendimet kushtetuese thuhet se mandati i kryeprokurorit aktual përfundon sapo të zgjidhet prokurori i ri sipas rregullave të reja të përcaktuara në këtë ligj. “Prokurori i Përgjithshëm emërohet brenda 2 muajve pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por jo më vonë se data e përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë.
Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë deri në emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm sipas këtij ligji, me përjashtim të rastit kur mandati i Prokurorit të Përgjithshëm ndërpritet sipas parashikimeve të nenit 179/a”,-thuhet në përmbajtjen e deri djeshme të draftit. Ende nuk dihet nëse me rikthimin e mundshëm të opozitës, mund të ketë ndërhyrje edhe në këtë pikë. Por ekspertët kanë pranuar rekomandimin e Komisionit të Venecias për të reduktuar rolin e ministrit të drejtësisë në disa institucione. Ai nuk do të jetë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe as i Tribunalit Disiplinor. Po ashtu, janë marrë në konsideratë vërejtjet e Venecias, për të korrektuar hyrjen e Kushtetutës, ku vendi trajtohej si të ishte vend i BE-së, teksa u vendos që kjo pjesë të jetë transitore në Kushtetutë, pra që aktivizohet kur vendi ynë të jetë pjesë zyrtarisht e unionit.
Krahasimi i rekomandimeve më reflektimet
VENECIA
Sipas projekt Nenit të ri të propozuar 179 p. 6, shanset janë që Prokurori i Përgjithshëm nuk do ta përfundojë dot mandatin fillestar, meqenëse i duhet të largohet nga posti sapo të jetë zgjedhur Prokurori i Përgjithshëm i ri sipas rregullave të reja. Prokurori i Përgjitshëm nuk mbrohet nga kohëzgjatja njësoj si gjyqtarët ekzistues, dhe zëvendësimi i tij ndoshta mund të justifikohet nga riorganizimi i sistemit të emërimeve dhe modi? kimi i rolit të Prokuroritn të Përgjithshëm (dmth “decentralizimi” i të gjithë
sistemit). Megjithatë, zëvendësimi i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është domosdoshmërisht një çështje nevoje dhe mbajtja e Prokurorit të Përgjithshëm deri në skadimin e mandatit të tij do të ishte e pranueshme. Gjithashtu, duket e çuditshme të miratosh amendamente kushtetuese që synojnë të emërojnë ish Prokurorin e Përgjithshëm si një prej gjyqtarëve të gjykatave të apelit.
EKSPERTËT
Prokurori i Përgjithshëm emërohet brenda 2 muajve pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por jo më vonë se data e përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë. Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë deri në emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm sipas këtij ligji, me përjashtim të rastit kur mandati i Prokurorit të Përgjithshëm ndërpritet sipas parashikimive të nenit 179/a .
MINISTRI I DREJTËSISË
VENECIA
Roli i Ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet rishikuar me qëllim shmangien e kon? ikteve të mundshme të interesit; përgjithësisht, rregullimet institucionale duhen rishikuar me qëllim që të largohen konfiiktet e mundshme të interesit; Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë vend në Tribunalin Disiplinor.
EKSPERTËT
Këshilli i Lartë Gjyqësor garanton pavarësinë, përgjegjshmërinë, si dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 janar 2016