Reforma në sistemin e drejtësisë po kalon në një tjetër fazë. Mazhoranca ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar për këtë reformë, ndërsa diskutimet do të jenë pjesë e seancës së nesërme parlamentare.

Gjatë Konferencës së Kryetarëve kryetari i Komisionit Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Fatmir Xhafaj propozoi ngritjen e këtij komisioni si dhe futjen e tij për shqyrtim në rendin e ditës të seancës plenare të nesërme.

“Ky është një propozim i një grupi prej 7 deputetësh siç kërkohet nga neni 24 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. kanë firmosur dy Kryetarët e grupeve parlamentare dhe deputetë sipas kërkesës që ka neni përkatës i rregullores. Komisioni është ndërtuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, e cila njeh si komisionet e përhershme edhe ngritjen e komisioneve të posaçme parlamentare që natyrisht kanë objekt të përcaktuar dhe kohë të kufizuar”, deklaroi Xhafajt.

Konferenca e Kryetarëve pas diskutimeve miratoi propozimin e Xhafaj, me argumentin se ngritja këtij komisioni të posaçëm parlamentar është shprehje e përgjegjësisë për të adresuar një problematikë të pranuar për mosfunksionimi në standardet e kërkuara të sistemit të drejtësisë në vend.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, Konferenca e Kryetarëve pranoi ngritjen e komisionit parlamentar për reformën në drejtësi, duke iu referuar dhe tryezave të bëra nga presidenti Bujar Nishani si dhe Ministria e Drejtësisë.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)