-Deklaron Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqsore-
TIRANË, 10 Korrik/ATSH/- Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqsore e konsideron mëse urgjente të angazhohet për forcimin e pavarësisë së pushtetit gjyqsor, për rritjen e efektivitetit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies si dhe luftës pa kompromis kundër korrupsionit.
Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqsore Kombëtare, i mbledhur sot me nismën e më shumë se 1/3 së anëtarëve të tij, shqyrtoi me shqetësim situatën e krijuar kohët e fundit rreth deklaratave e qëndrimeve publike lidhur me punën, problemet dhe performancën e pushtetin gjyqsor. I ndërgjegjshëm për sfidat dhe detyrat që shtrohen përpara pushtetit gjyqsor, Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqsore, si organi përfaqsues i Konferencës Gjyqësore Kombëtare shton se ato përcaktohen qartë edhe në Progres Raportet e BE si prioritetet të punës sonë të përditshme.
"Për arritjen e objektivave të mësipërme, pushteti legjislativ dhe ekzekutiv kanë në dorë mjetet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për reformimin e mëtejshem të pushtetit gjyqsor. Por në këtë proces është e nevojshme bashkëpunimi me të gjithë operatorët e sistemit të drejtësisë. Pushteti gjyqsor mbështet këto nisma, mbështet reformimin dhe shpreh gatishmërinë të kontribojë në këtë proces të rëndësishëm dhe jetik për vendin", thuhet në deklaratën për mediat.
Gjithashtu, Këshilli shpreh shqetësimin e të gjithë gjyqtarëve të të gjitha niveleve, në lidhje me disa deklarata e qëndrime publike të ditëve të fundit të cilat i drejtohen në masë e pa dallim të gjithë gjyqtarëve.
"Etiketimi i masës së përgjithshme të gjyqtarëve dhe identifikimi i tyre në tërësi me fenomemet negative e vështireson punën e çdo gjyqtari, cënon pavarësinë e pushtetit gjyqsor dhe dëmton misionin e dhënies së drejtësisë", nënvizon ky Këshill. Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqsore, distancohet qartësisht dhe dënon me forcë çdo shfaqje korruptive në sistemin e drejtësisë.
Ai i bën apel institucioneve dhe organeve shtetërorë të të gjitha pushteteve, medias e opinionit publik që të kontriboje për të luftuar pa kompromis këtë fenomen të shëmtuar që cënon rëndë interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Kjo luftë kërkon masa e veprime konkrete, ndaj personave e individëve përgjegjës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin, pa bërë përgjithsime denigruese./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com