Reforma në Drejtësi shembull për vende të tjera, Moldavia merr “leksione” nga Shqipëria

Reforma në Drejtësi shembull për vende të tjera, Moldavia merr “leksione” nga Shqipëria

Reforma në drejtësi e zbatuar në vendin tonë, duket se po ndiqet si shembull edhe nga shtete të tjera. Një delegacion i strukturave të larta drejtuese politike dhe institucionale në Moldavi, zhvilloi një takim të zgjeruar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të mësuar detaje mbi këtë proces i cili pritet të zbatohet edhe në shtetin moldav duke pasur si model Shqipërinë.

Në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, si iniciatore e kësaj ideje, delegacioni nga Moldavia kanë kryer një sërë takimesh me përfaqësuesit e institucioneve të reja të drejtësisë.

Gjonaj, shpjegoi hollësisht para të pranishmëve të gjithë rrugëtimin që ka ndjekur reforma në drejtësi, duke vendosur theksin te standardet ndërkombëtare që janë ndjekur për ta bërë atë të suksesshme.

“Kënaqësi të shoh që reforma jonë në drejtësi është shndërruar në model suksesi, duke u marrë si shembull pozitiv nga shumë vende të tjera. Falë edhe mbështetjes se Ambasadës së SHBA-ve dhe Opdat, pata kënaqësinë të mirëprisja në Ministrinë e Drejtësisë një delegacion të lartë nga Moldavia, të cilët në kuadër të reformimit të drejtësisë në vendin e tyre, kanë zgjedhur të ndjekin rrugëtimin tonë për të rindërtuar sistemin. Më vjen mirë, që Shqipëria sot është shndërruar në pikë referimi për forcimin e shtetit të së drejtës, ku rezultatet pozitive kanë justifikuar plotësisht betejat tona për ideimin, hartimin dhe miratimin e saj duke i ofruar qytetarëve tanë një shpresë të re. Teksa bisedoja me secilin nga anëtarët e delegacionit moldav për të kuptuar më drejtpërdrejt gjendjen aktuale të tyre, kuptohej më qartë kontrasti i madh që ka shkaktuar ky proces i cili do të shënoj kthesën e duhur në luftën tonë të pandalshme kundër pandëshkueshmërisë dhe fenomenit të korrupsionit nëpër dekada”, nënvizon Gjonaj duke sqaruar të gjithë procesin për jetësimin e kësaj reforme.

Pjesë e takimit ishin pesë anëtarë nga Ministria e Drejtësisë në Moldavi, dy anëtarë të Parlamentit moldav, gjashtë anëtarë të stafit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moldavi, një anëtar nga delegacioni i BE në Moldavi dhe një sërë përfaqësuesish të organizatave të lidhur me fushën e drejtësisë në vendin tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 01/10/2019 15:37

    E bukur kjo taman shembull te drejtesia jone me marre. Po mbaroka dhe moldavia tani

    Përgjigju
  • Labi: 01/10/2019 13:55

    Ej zot na ruajtsh ca behet te ky vend keta tanet u japin leksion atyre pupu oms gjenci vend varri me keto qe i keni ber ketij populli

    Përgjigju
  • Eksploratori: 01/10/2019 13:05

    Hahahhahah do marrin shembull korrupsionin jo drejtesine. Farsa e Ministrise qe serviret si model suksesi. Hoqen 10 gjyqtar te krimbur e kane lene 20 bajloza qe cuditerisht kane miliarda por nuk u hyn gjemb ne kembe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë