Të burgosurit e burgut të Drenovës në Korçë kanë hyrë në një grevë që prej mbrëmjes së djeshme ku kërkojnë miratimin sa më parë të Reformës në Drejtësi,e cila sipas tyre do të vinte në vend drejtësinë e mohuar për shumë prej tyre.
Burime brenda burgut të Drenovës, bëjnë me dije se, grevistët mendojnë se me miratimin e saj do të ulet shkalla e korrupsionit në dhënien e dënimeve në gjykatat e vendit.
Po ashtu, grevistët, përmes një letre që i kanë dërguar drejtorit të burgut, kanë kërkuar edhe ndryshimin e ligjit për lirinë me kusht dhe për masën e sigurisë.
Përveç kësaj, në letër thuhet se, atyre që i’u ka mbetur më pak se një vit dënim për të shlyer të përfitojnë nga amnistia si dhe ndryshimin e dënimit në bazë të ligjit të ri që përcakton dënimin për armëmbajtje pa leje
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com