Reforma në Drejtësi, Tomasova:
Largoni gjyqtarët e korruptua

Reforma në Drejtësi, Tomasova:<br />Largoni gjyqtarët e korruptua
SHKODËR- “Të rinjtë shqiptar mendojnë se jashtë vendit të tyre jetohet më mirë. Një prej arsyeve është edhe mungesa e besimit në sistemin e drejtësisë ndaj duhet t’i kthehet besimi qytetarëve tek ky sistem”. Kështu u shpreh ambasadorja çeke në Shqipëri Branislava Tomasova gjatë tryezës së rrumbullakët për reformën në drejtësi që u zhvillua në Shkodër.  
 
“Duke qenë në Shqipëri për pothuaj 4 vjet, unë vetëm mund të konfirmoj, në bazë të disa shembujve të vërejtur gjatë qëndrimit tim këtu, peshën e kësaj reforme. Kjo reformë është vendimtare jo vetëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE, por ajo është thelbësore edhe për funksionimin e duhur të Shqipërisë si shtet. Dua të them, një shtet i cili duhet të sigurojë drejtësinë për qytetarët e tij. Ky është parimi kryesor i pushtetit gjyqësor në cdo shtet. Një shtet i cili ofron shërbime për qytetarët. Gjë që sektori i drejtësisë patjetër duhet ta bëjë. Një shtet i cili krijon një ambient të përshtatshëm për biznesin dhe investimet. Kjo është sërish e lidhur direkt me forcën e sundimit të ligjit dhe funksionimin e gjyqësorit. Një shtet i cili lufton me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo përsëri nuk është e mundur pa një sistem profesional, të pavarur, të përgjegjshëm dhe efikas të drejtësisë. Reformimi i sistemit të drejtësisë është kusht kryesor për hapjen e negociatave BE-së me Shqipërinë. E megjithatë, qëllimi në vetvete i kësaj reforme nuk është përmbushja e kushtit të BE-së për dhënien e një tjetër çmimi Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE. Qëllimi është themelimi i një sistemi funksional të gjyqësorit, ku ndërhyrjet politike apo të tjera nuk do të jenë të mundura. Qëllimi është themelimi i një sistemi në të cilin prokurorët dhe gjyqtarët joefikasë, joprofesionistë dhe të korruptuar nuk do të lejohen të punojnë më. Qëllimi është që qytetarët shqiptarë dhe investitorët e huaj të fitojnë besimin ndaj sistemit të drejtësisë, sepse drejtësia fillon të luajë kuptimin e saj të vërtetë në Shqipëri. E ardhur nga një vend me një të kaluar të ngjashme si Shqipëria dhe me përvojë nga tranzicioni, duke përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, unë jam shumë e vetëdijshme se procesi i krijimit të gjyqësorit - me vetë drejtësinë si udhëheqës kryesor i këtij procesi - do të marrë kohë, sipas të gjitha gjasave deri në datën e pranimit të Shqipërisë në BE. Por ekziston nevoja që ky proces të fillojë - sa më shpejt të jetë e mundur. Tashmë dje ishte vonë për këtë arritje, pasi vendi është duke humbur shumë para dhe shumë mundësi të mira në formën e investimeve të reja për shkak të sistemit jofunksional të drejtësisë. Kjo me siguri është edhe një nga arsyet se pse të rinjtë shqiptarë shprehin mendimin për të jetuar më mirë diku tjetër sesa në vendin e tyre sic tregojnë edhe sondazhet e fundit. Vetëm me një prokurori dhe gjykata funksionale, është i mundur forcimi i kuptimit të drejtësisë, sundimit të ligjit dhe qasjes së bazuar në meritë në sjelljen e përditshme të njerëzve”.
 
Të largohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar
Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të largohen nga sistemi tha ambasadorja çeke ndërsa i kërkoi forcave politike që të gjejnë kompromisin për këtë reformë pas opinionit të Komisionit të Venecias që pritet të vijë në dhjetor.

“Duke e ndjekur Shqipërinë nga afër gjatë gjithë misionit tim këtu për pothuaj 4 vjet unë duhet të përgëzoj të gjithë punën teknike të bërë në reformën në drejtësi vetëm gjatë vitit të kaluar. Këto përpjekje dhe diskutimet me palët e interesit - si ky - janë tashmë një përparim i madh në krahasim me situatën në fillim të qëndrimit tim në vend ne vitin 2012. Megjithatë, kjo nuk mjafton. Pa miratimin e legjislacionit përfundimtar për reformën, nuk është bërë asgjë. Përkundrazi, me miratimin e reformës, udhëtimi i gjatë i zbatimit do të fillojë, gjë që do të kërkojë shumë vendosmëri. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe jo-profesionistë do të duhet të largohen nga sistemi. Kam vlerësuar shumë angazhimin aktiv të shumicës dhe të opozitës në hartimin e propozimeve për reformën. Unë jam e vetëdijshme se partitë politike nuk ndajnë pikëpamje të njëjta në lidhje disa elemente të reformës, por unë shpresoj se opinioni i lëshuar nga Komisioni i Venecias së bashku me konsultimet aktuale do të krijojnë një bazë solide për kompromis. Është e qartë se pa reformën në drejtësi nuk do të ketë progres të mëtejshëm në integrimin në BE të Shqipërisë. Dhe është e qartë se e gjithë klasa politike mban të njëjtën përgjegjësi për të: para bashkësisë ndërkombëtare dhe kryesisht para qytetarëve te saj. Unë besoj se pjesëmarrja aktive në këtë shkëmbim të pikëpamjeve për ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të siguruar funksionimin më të mirë të mundshëm të gjyqësorit në Shqipëri, reflekton bindjen tuaj për rëndësinë e drejtësisë në një shoqëri të shëndetshme. Unë gjithashtu kam besim në dëshirën tuaj për arranxhime më të mira të sistemit për të ofruar në profesionin tuaj të prokurorëve dhe gjyqtarëve rezultatet e pritura në një vend i cili aspiron për anëtarësinë në Bashkimin Europian”.

Edhe ambasadorja çeke është në të njëjtën linjë me përfaqësuesit e tjerë diplomatik apo ekspertët në lidhje me reformën në drejtësi e cila ndodhet ende në fazën e konsultimeve.
 
Bernhard: Po adresojmë mangësitë dhe boshlleqet
Në tryezën e rrummbullakët për reformën në drejtësi që u zhvillua në Shkodër, eskepertja e EURALIUS Agnes Bernhard tha se në këtë fazë në të cilën ndodhet po adresohen mangësitë dhe boshllëqet që ka kjo reformë.

“Në këtë fazë në të cilën ndodhemi për reformën në drejtësi në Shqipëri po adresojmë mangësitë dhe boshllëqet që ka. Faza e tretë e reformës them se do jetë në mesin e vitit 2016 dhe nga aty do të pasohet me zbatimin e saj që është një pjesë shumë e rëndësishme. Propozimet për ndryshimet kushtetuese ngrihen në 7 shtylla. Versioni aktual është në konsultim dhe ato që i janë dërguar Komisionit të Venecias nuk janë përfundimtare. Në fillim të shtatorit të ardhshëm besoj se do kemi draftin me ndryshimet kushtetuese të cilat nuk janë shpikur por janë të bazuara në burime dhe gjetjet që janë bërë në bazë të 7 shtyllave. Do punohet edhe për akte nën-kushtetuese”.
 
Eksperti Gent Ibrahimi: Del jashtë loje Ministri i Drejtësisë, fuqizohet Këshill i Lartë Gjyqësor
Gent Ibrahimi, eskepert i nivelit të lartë deklaroi se me reformën që do bëhet Ministrit të Srejtësisë do i hiqen shumë kompetenca.

“Ne ka rezultuar se ka një fragmentin të parsyeshëm në mënyrën se si gjyqësori drejtohet dhe në ndarjen e përgjegjësive që drejtojnë gjyqësorin. Ka mbivendosje dhe përplasje të kompetencave midis organeve të ndryshme që kanë përgjegjësi në fushën e drejtimit gjyqësor tipikisht midis Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrit të Drejtësisë. Burimet njerëzore dhe financiare që janë vënë në dispozicion të gjyqësorit për shkak të kësaj ndarje të parsyeshme të kompetencave dhe përgjegjësive rezultojnë të pamjaftueshme për të t’i kryer detyrat që u janë besuar këtyre organeve. Efektivisht Ministri i Drejtësisë del nga loja si një aktor ndë drejtimin apo qeverisjen e gjyqësorit. Të gjitha përgjegjësitë e rëndësishme që Ministri i Drejtësisë i ushtron sot në raport me gjyqësorin, tashmë del jashtë të gjithë këtyre kompetencave që historikisht dhe tradicionalisht i ka patur”.
 
Kompetencat e ministrit të drejtësisë do t’i kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor ashtu siç inspektimi për gjykatat dhe gjyqtarët i hiqet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t’i kaluar një organi të ri që do të krijohet.

“Kahja kryesore në drejtim të së cilës shkojnë këto kompetenca gjyqësore në të cilat shkojnë këto përgjegjësi që i lë Ministri i Drejtësisë është Këshilli Lartë i Gjyqësor. Fuqizohet shumë sipas propozimeve në draftin për ndryshimet kushtetuese. Këshilli Lartë Gjyqësor propozohet të bëhet përgjegjës në shkallë të fundit edhe për çështjet e buxhetit të gjykatave. Ka një kompetencë që deri sot është ushtruar nga Këshilli Lartë i Drejtësisë dhe propozohet që t’i hiqet atij dhe kjo është kompetenca e inspektimit të gjykatave dhe gjyqtarëve. Për të ushtruar këtë inspektim propozohet krijimi i një organi të ri”.  

Këshilli i Lartë Gjyqësor përveçse fuqizohet ndjeshëm do të jetë ajo që quhet qeveria e sistemit gjyqësor që në Shqipëri ka munguar sepse ka qenë e shpërndarë.   
 
Opozita dhe Presidenca kritika në komentet e tyre për Reformën në Drejtësi
Dy përfaqësuesit, ai i opozitës dhe Presidentit të Republikës kanë qenë kritik dhe kanë kërkuar që opionionet e tyre të merren parasysh për reformën në drejtësi. Fillimisht Besnik Çerekja, përfaqësues i opozitës kërkoi që reforma në tërësi por edhe organet e saj të mos jenë të kapura nga politika.

“Duhet të ketë parasysh tre element kryesor: lufta e domosdoshme ndaj korrupsionit, anti-koorporativizmi, moskapja politike e organeve ekzistuese dhe të atyre që do të krijohen në rang kushtetues. Ngritja e institucioneve të reja dhe emërimi i tyre, në draft, amendimet kushtetuese, shikohet të paktën atyre që emërohen nga Parlamenti apo që votohen duhet të jenë me 3/5 e votave të deputetëve. Po t’i referohemi kushteve aktuale, balancave aktuale të Parlamentit janë lehtësisht të votueshëm nga mazhoranca, gjë që nuk parashikon momentin që parashikohet në kushtetutë që një mazhorancë e ardhshme e cila ka pra 84 vota të ketë monopolin e zgjedhjes së këtyre anëtarëve duke ndikuar politikisht në kolegjet ku do bëjnë pjesë. Po ashtu a kemi bindjen se sistemi i Prokurorisë është çentralizuar?! Në Kushtetutë dhe ligjet organike është parashikuar se prokurori është i pavarur në ushtrimin e ndjekjes penale. Duhet që puna e prokurorit të kontrollohet nga gjykata”.
 
Nga ana tjetër ndihmësja ligjore në Presidencë, Ledina Mandija tha se opinionet për amendamentet kushtetuese janë shpërfillur ndërsa deklaroi se Këshilli i Lartë Gjyqësor që do ketë peshën kryesore të sistemi apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe zgjedhjet që do bëjnë ata sërish janë nën tutelën e politikës dhe Parlamentit.
 
“Edhe sot që po flasim amandimet kushtetuese janë dërguar në Komisionin e Venecias duke shpërthilluar në disa raste edhe raportin paraprak të këtij komisioni por edhe duke mos u konsultuar paraprakisht me dokumentin strategjika apo të gjithë aktorët e drejtësisë. Është konsideruar që të jetë Këshilli Lartë Gjyqësor dhe Këshilli Lartë i Prokurorisë. Mënyra e përbërjes është 6 me 5. Pra 6 gjyqtarë dhe 6 prokurorë dhe ajo që nuk dimë është si zgjidhen këta. Duhet që të vihen në balancë pushtetet, pra pushteti legjislativ, Qeveria, Presidenti në raport me pushtetin gjyqësor. Nuk e shohim që ky raport është ruajtur. Për më tepër kemi një Këshill të Lartë Gjyqësor të krijuar i cili ka në përbërje pikërisht kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të dy këto vijnë nga Parlamenti, pra janë persona të jashtëm që nuk dihet si janë zgjedhur në botën akademike, e përcaktuar në Kushtetutë gjithmonë, zgjidhen aty dhe pastaj influencojnë pikërisht në përzgjedhjen e disa kandidaturave siç janë: anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për Parlamentin, për Presidentin dhe për Prokurorin e Përgjithshëm”.  
 
Pjesa tjetër e tryezës, gjyqtarë dhe prokurorë kanë qëndruar në heshtje gjatë diskutimeve dhe dhënies së mendimeve për reformën në drejtësi.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas