Reforma në financa, çfarë
përmban paketa fiskale

Reforma në financa, çfarë<br />përmban paketa fiskale
TIRANË - Nga dikasteri i Financave mësohet se ka nisur tashmë puna në grupe, sipas departamenteve, për hartimin e paketës fiskale, që do të realizonte konkretisht premtimet elektorale të koalicionit qeverisës dhe pjesën fiskale të programit të qeverisë Rama. Ministria e Financave ka marrë udhëzime për të punuar fillimisht në drejtim të taksës për biznesin e vogël, heqjes së akcizës së karburantit në bujqësi, përshkallëzimit të tatimit mbi të ardhurat dhe ndryshimeve të TVSH-së për disa artikuj, teksa ndryshimi në tatimfitimin për biznesin e madh është lënë për një fazë të mëvonshme.

Ndër veprimet e para duket se do të jetë ulja e tatimit të biznesit të vogël, nga 10 në 5%, një lëvizje pa shumë efekt për buxheti, pasi kjo taksë ka rezultuar fiktive, në mungesë të kontrollit real mbi të ardhurat dhe shpenzimet e biznesit të vogël. Kjo shoqërohet me një ulje të taksës për biznesin e vogël, një premtim kyç i socialistëve për të ulur barrën e taksave për 95% të shqiptarëve.

Po punohet ndërkohë për implementimin e taksës progresive, edhe kjo një ndër premtimet kryesore të socialistëve, me objektivin për të eliminuar taksën e sheshtë prej 10% për të gjithë, të vendosur prej demokratëve dhe për të vendosur një normë më të lartë për ata që fitojnë më shumë dhe për ta ulur për ata që fitojnë më pak. Nivelet e sakta të përshkallëzimit pritet të mësohen pasi të hartohet projektligji dhe mund të hyjnë në fuqi që në fillim të 2014-s.

Një lëvizje që pritet të ngjallë shumë debat është ajo për rritjen e tatimfitimit për biznesin e madh. Por kjo pritet të kryhet në një fazë të mëvonshme. Ndryshimi i saj do të vendoset vetëm pasi kryeministri Rama të jetë takuar me grupet e interesit, takime që pritet të zhvillohen në dhjetor dhe vënia në zbatim mund të ndodhë në mesin e 2014-s. Paketa parashikon ndryshim në ligjin e akcizës, përjashtim për karburantin e fermerëve.

Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë