Presidenti amerikan Barack Obama ka shtyrë planin për të ndërmarrë masa konkrete mbi reformën tepër emergjente të emigracionit, deri në fund të këtij viti.
Në qershor ai premtoi se do të ndryshonin rregullat për marrjen e vizave, se do të fuqizonin sigurinë kufitare dhe do të hapnin rrugën për nënshtetësinë e rreth 11 milionë emigrantëve ilegalë që jetojnë në amerikë.
Shtyrja e kësaj reforme është kritikuar nga përkrahësit e saj të cilët akuzojnë presidentin Obama për vendosjen e politikës në vend të parë.
Çdo vit dhjetëra mijëra vetë tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës dhe shumica prej tyre janë fëmijë të pashoqëruar, ndaj situata është cilësuar si “krizë humanitare”.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com