Reforma për universitetet, ndryshon 
skema e financimit, ja prioritetet

TIRANE - Vitin e ardhshëm akademik duket se universitetet në të gjithë vendin do të funksionojnë sipas ligjit të ri të arsimit të lartë. Ndërkohë që reformat e ndërmarra nga Ministria e Arsimit janë mbështetur në dy shtylla kryesore ajo e akreditimit të universiteteve dhe ndryshimi i ligjit, ku duket se ky i fundit më shumë do të fokusohet tek mënyra e financimit të universiteteve. Sipas ndryshimeve, fondet do të shkojnë vetëm për universitetet publike, ndërkohë që këto të fundit mund të përdorin edhe fonde të tjera të siguruara në mënyrë private.
 
LIGJI
 
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka pohuar se drafti për reformën në arsimin e lartë do të jetë gati brenda pak ditësh. Raporti i parë rreth projektligjit të ri, pritet të sjellë risi në mënyrën e financimit të universiteteve, duke përfshirë këtu edhe kërkimin shkencor. Kjo ka qenë deklarata Nikollës, e cila tha se në arsimin e lartë aktualisht nuk është problem masivizimi por cilësia. “Ka një moment të ri në këtë reformë që lidhet me skemën e financimit. Besoj se konkluzioni që është arritur me skemën e financimit në arsimin e lartë, do të mundësojë një situatë krejtësisht të re duke i bërë kërkimet shkencore më të mbështetura, më të orientuara nga prioritetet e zhvillimit vendas, më pjesë integrale të vetëdijes për zhvillim të kapaciteteve njerëzore të universiteteve tona”, tha Nikolla.
 
INFORMATIKA
 
Problematikë tjetër e vënë në pah nga ministrja Nikolla ka qenë edhe mungesa e mësuesve të informatikës në shkollat e mesme dhe 9 vjeçare. Kryesisht në rrethe, mësuesit e Informatikës, në fakt janë ata që japin Matematikën, Fizikën apo Biologjinë, dhe maksimumi kanë bërë një kurs kompjuteri si kushdo tjetër. Kjo ndodh sepse të diplomuarit për Informatikë nuk duan të kthehen në rrethet nga vijnë e aq më pak të punojnë në arsim. Të gjendur përballë kësaj situate, drejtues të MAS kanë premtuar ndryshim të kurrikulave të kësaj lënde, e cilat po bëhet gjithnjë e më shumë e preferuar. “Po orientojmë të gjithë procesin, jo siç është sot i orientuar nga kurrikula i bazuar në realizimin e objektivave për një kurrikul të orientuar nga formimi i kompetencave. Një nga kompetencat bashkëkohore është edhe ajo dixhitale dhe ajo e informatikës,” u shpreh Nikolla. Këto deklarata ministrja e Arsimit i bëri gjatë vizitës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku mori pjesë dhe në inaugurimin e godinës së re të këtij fakulteti.


Shkrimi u publikua sot (5.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print) 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti