TIRANË - Pas reformës nga Ministria e Brendshme, ku një pjesë e drejtuesve të policisë në qarqe dhe kryeqytet u shkarkuan, këta të fundit kanë krijuar sot shoqatën e punonjësve të policisë të liruar në vitin 2013-të.
Shoqata drejtohet nga ish-kryepolici i qarkut Durrës e më pas Shkodër, Aleks Hajdari, i cili në mbledhjen e parë të kësaj shoqate ka shpalosur dhe synimin e krijimit të kësaj strukture.
Sipas Hajdarit, nëpërmjet shoqatës, policët e liruar synojnë të bëjnë transparencë për largimet nga puna, të demaskojnë aktet korruptive, si dhe të ofrojnë asistencë juridike falas për çdo polic të shkarkuar nga detyra.
“Sot krijohet shoqata e punonjësve të policisë, të liruar në vitin 2013. Do denoncojmë lirimin e paligjshëm të punonjësve të policisë. Do kërkojmë transparencë për të gjitha largimet", ka thënë Hajdari.
Më tej ai ka shtuar se "do demaskojmë aktet korruptive që kanë cënuar dhe cënojnë punën e policisë. Asistencë juridike falas për çdo punonjës policie të liruar. Do kërkojmë mbështetjen e Avokatit të Popullit dhe Sindikatës së Policisë, e cila deri më tani po bën sehir. Do informojmë partnerët ndërkombëtarë për shkeljet”, u shpreh Hajdari.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com