Gjatë prezantimit të të Raportit përfundimtar të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, kreu i qeverisë foli për një risi në poltikën shqiptare, siç është përfshirja e të gjitha palëve kundërshtare në këtë reformë.
Dhe shembulli konkret për Ramën, si ish kryetar i Bashkisë së Tiranës, është rektori Dhori Kule.
Reforma në arsim thyen bindjet politike
“Unë më Dhori Kulen jam kundërshtarë politik, por që ditën e parë kam qenë i kënaqur që ka qenë i përfshirë në këtë proces. Do të ishte marrëzi dhe një tjetër thikë mbas shpine ndaj rekotratit, stundetëve nëse kundërshtia do të kthehej në arsye për të hedhur në erë reformën. Një falenderim të posaçëm armikut tim Dhori Kule që kemi ndarë momente debatesh si kundërshtarë në Këshillin Bashkiak" -u shpreh Rama.
Rama: I besoj këtij projekti, në komision dhe njërëz që votuan kundër nesh
Kryeministri Rama e vlerësoi si një hap të ri të emancipimit politik, faktin që për këtë reformën u përfshinë të gjitha palët kundërshtare përballë interesit të përbashkët të së ardhmes së arsimit. Duke ju referuar konkretisht anëtarëve të komisionit që sic tha ai, janë njerëz që kanë votuar kundër Partisë Socialiste.“Reforma në Arsim është themeltare për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Kemi në dorë një produkt që është realizuar nga njerëz pa dallim bindjesh politike dhe simpatish partiake. Jam i kënaqur që në anëtarët e komisionit ka njerëz që kanë votuar kundër nesh dhe kanë kërkuar votën për kundërshtarët tanë. E vlerësoj këtë si një moment emancipues që shënon risi, që do të ndiqet më pas edhe në plane të tjera dhe do të kthehet në normalitet politik për çdo qeveri. Besoj tek produkti i këtij procesi”, tha Rama.
Rama: Në këtë reformë, pa dallime politike për të mos marrë mallkimin e studentëve nesër
“Në këtë punë nuk ka miq dhe armiq, ka vetëm përkushtim për t’i dhënë mundësi gjeneratës tjetër që kur të kujtohet të mos na mallkojë. Midis një diplome që e marrin tek kafja aty pranë dhe punës për të marrë diplomën zgjedhin kafen, por nesër do kujtohen. Dhe kjo reformë na garanton nga mallkimi i tyre”, tha Rama.
Rama: Qeveria dëgjoi grupet e interesit, ish-qeveria vraponte para se të ecte
Rama kritikoi ish-qeverinë Berisha, duke thënë se në ndryshim prej tyre, qeveria e tij dëgjoi të gjitha palët e prekura nga reforma në arsim.
“Ne, qeveria morëm në konsideratë shqetësimin e këtij grupi interesi të shprehur nëpërmjet zërash të ndryshëm për të marrë më shumë kohë, dhe dhamë më shumë kohë sepse besojmë që produkti duhet të konsolidohet në radhë të parë si besim për ju dhe ata që do të punojnë me këtë produkt. Qeveritë në Shqipëri kanë tentuar të vrapojnë përpara se të ecin, ndajnë kanë rrëzuar shumë përpara se të rrëzohen, ndërkohë që ne duam të ecim për të vrapuar. Arsimi mund të ngrihet në këmbë dhe të ecë”, theksoi Rama.
Rama: Sivjet mbeti 34 % e maturantëve, sistemi i vjetër fiktivitet fatal..Prindërit , jo më klientë të Sudes
Fakti që në maturën e këtij vitit 34 % e nxënësve rezultuan mbetës, për ish-kryeminsitrin rama tregon se sistemi i mëparshëm ka qenë fiktiv, në kushtet kur më parë vetëm 5 % e tyre rezultonin mbetës. Rama ka bërë një krahasim me piramidat financiare, ku sipas tij pasha e kësaj farse, binte në kurriz të prindërve.
“34 % e pjesmarrësve nuk e morën dot maturën, ndërkohë që vjet nuk kalonte 5 % numri i atyre që nuk e merrnin. Maturën nuk ta japin, maturën duhet ta marrësh. Kjo tregon se çfarë fiktiviteti fatal ka pasur që në bazë dhe se cfarë mund të presim nga një sistem i arsimit të lartë që ka vazhduar me inercinë e një mature me 95 % kalues. Ne e dimë kush është realiteti dhe kemi bashkëjetuar me këtë farsë të madhe të një suksesi imagjinar, duke hapur në rrugën e Shqipërisë një hendek të madh, mes nesh dhe të ardhmes dhe duke përgatitur me duart tona një situatë sot të paparashikueshme lidhur me cfarë do të jetë dhe kush do të jetë grupi i njerëzve që nesër do të marrin në dorë shumë fate, dhe që do të dalë nga kjo incerci fatale që është luajtur në kurriz të gjithë prindërve dhe nxënësve të këtij vendi. Ne nuk mundi t’i trajtojmë nxënësit dhe prindërit si klientët e Sudes. Njësoj si piramidat e dikurshme financiare i kanë nxitur prindërit të financojnë”.
Rama: Bota akademike në “çeta” kafenesh, po hedh përtokë gjuhën shqipe
“Ne sot jemi në kushtet kur duan të në përplasin përtokë gjuhën shqipe, e kuptoni se ku kemi ardhur. Ne sot jemi në kushtet ku disa gjysmë injorantë dhe gjysmë të dituar duan ta ndajnë në dy gjysma gjuhën shqipe. E kanë marrë në dorë debatin akademik. Dhe nuk ka institucioni që të përgjigjen në rrugë institucionale. Katandisur bota akademike në “çeta” kafenesh në mes të Europës dhe duan të godasin gjuhën shqipe, se s’ngeli gjë këtu pa u goditur. I dhanë me qira gjithë mjediset e lira të universiteteve dhe institucioneve shkencore, për kafene, bingo dhe për çfarë mundët. Disa bënë shtëpie për veten e vet në oborrin e shkollave, drejtorë dhe shkencëtarë. Si njëri që ndërtoi shtëpi në fidanishte për fisin dhe veten e vet, duke qenë drejtor i fidanishtes. Tani çfarë u mbeti gjuha shqipe, t’i bjemë edhe gjuhës shqipe. Një nga pasuritë më të mëdha që krijoi robi këtu, në këtë vend ku përgjithësisht robi i vuri kazmën çdo pasurie që krijoi zotiapo natyra këtij vendi”.
Nikolla: Politika larg duart nga arsimi, vendosin specialistet
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla e ka cilësuar reformën e re është një mundësi ku politika i mban duart lart nga arsimi. Gjatë prezantimit të të Raportit përfundimtar të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Nikolla tha se është realizuar ajo që u premtua.
“Është një reformë ku flasin specialistët e politika qëndron larg. Kam ndjekur me vëmendje këto struktura dhe janë vendsur standarte të reja në kërkimin shkencor. Ky është një debat i shëndetshëm që do të realizojë dhe një ligj të ri të mirë për arsimin dhe kërkimin shkencor” tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla .
Sipas saj kjo reformë vë në qendër universitetin, i cili tani nuk përballet me rethanat e kohës.
“Kjo refomë e sheh unversitetin nga sytë e studentit. Duam që universitetet të dalin nga gjumi letargjik dhe të kërkojë një autonomi. Kam dëgjuar kritikat që kanë dalë gjatë kësaj kohë, por dua të them se kjo reformë nuk cënon autonominë”, tha Nikolla që sipas saj do të ndërtohet një unversitet ku liria akademike është kryefjala e punës.
“Dëshirojmë të nxjerrim universitetin nga cepi atje ku e ka hedhur politika dhe këtë do e bejmë në një aleacë me studentët” ka theksuar ministrja, ndërsa ka paralajmëruar se pas 20 viteve institucionet e arsmit privat po iu nënshtrohen një kontrolii për përcaktimin e kritereve, për të sjellë një qartësi të polotë për cilësinë e universiteteve për cilësinë e diplomave.