Armando Broja po fiton formën e duhur pas dëmtimit dhe duket se problemet në tendinën e Akilit janë lënë pas. Këtë të premte sulmuesi i Kombëtares është aktivizuar për ndeshjen e dytë radhazi me të rinjtë e Everton.
Skuadra e U-21 ku Broja luajti 70 minuta humbi 2-4 nga moshatarët e Nottingahm, por këtë herë Broja ka treguar aftësitë e tij sulmuese.
Në minutën e 68-të, me një sprint fantastik, Broja lëshoi një gjuajtje me të djathtën brenda zonës, që u ndal nga portieri kundërshtar, teksa me topin e kthyer, shoku i tij i skuadrës e dërgoi në rrjetë.
Pas afro 130 minutash në dy ndeshje me ekipin U-21 të Everton, ekziston mundësia që Broja të jetë një alternativë për ekipin e parë në sfidën që do të luajnë kundër Manchester United në Premier League, të dielën prej orës 14:30.
Broja’s shot that led to the 4-2 goal pic.twitter.com/wx9dfwP6vS
— Albanian football???????? (@ALBfootball) November 29, 2024