Reforma, regjistrim elektronik
i votuesve, por mbeten kutitë

Reforma, regjistrim elektronik <br />i votuesve, por mbeten kutitë
TIRANE – Për herë të parë në procesin zgjedhor në Shqipëri do të vendoset teknologjia elektronike. Lajmi u bë i ditur nga Oerd Bylykbashi që përfaqëson Partinë Demokratike në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Procedurat e tjera të mbeten ato që kanë qenë gjithmonë, tha Bylykbashi në përfundim të mbledhjes së komisionit pasditen e sotme.

Sipas Bylykbashit, në qendrat e votimit do të vendoset një aparaturë elektronike që do të regjistrojë të dhënat e votuesit duke ruajtur integritetin e tyre. “Kemi pasur në fokus që pavarësisht teknologjisë elektronike, që të ruhen të dhënat personale të votuesve. Do shmangen shumë probleme kështu, ndërsa procedurat e votimit do të jenë transparente”.

“Kemi përmirësuar procedurën e votimit”, tha Bylykbashi për gazetarët duke shtuar se, pavarësisht se mbledhja e sotme mbylli zyrtarisht punën e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, në nivel ekspertësh puna do të vazhdojë për të zgjidhur edhe disa probleme të tjera, duke respektuar skadencat e kërkuara.

Gjatë ditës së sotme, Paskal Milo për të majtët dhe Arjan Madhi për të djathtët kanë nisur mbledhjen e firmave nga drejtuesit e 26 partive politike për t’i kërkuar më pas komisionit kuvendor për reformën zgjedhore, korrektimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Por Bylykbashi i tha gazetarëve se në lidhje me kërkesat e partive të vogla në komision ende nuk ka mbërritur asnjë draft. Megjithatë, sipas tij, pavarësisht faktit se Komisioni ka një axhendë të përcaktuar, do përpiqet të trajtojë brenda afateve të gjitha kërkesat.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë