Reforma territoriale, Berisha thirrje edhe ‘grupit të Alibeajt’: Të bëjmë një draft së bashku! Rama nuk e do

 

Edhe pse ambasadorët  të gjithë, pak minuta më parë, ishin në një takim me përfaqësues të Partisë Demokratike zyrtare për të diskutuar reformën territoriale, edhe Komisioni i Rithemelimit ishte mbledhur për të diskutuar propozimin e tij. Ish-Kryeministri i bëri thirrje grupi të Alibeajt që opozita të dalë me një draft të përbashkët. Berisha tha se Rama nuk e do reformën, por megjithatë opozita e ka një draft që do ta diskutojë edhe me aleatët.

“Në punën për reformën territoriale janë mbajtur parasysh ndryshimet e thella që ka pësuar vendi këto vite. Por janë marrë për bazë, dy projekte serioze të specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të sponsorizuar nga qeveria e Zvicrës. Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki.

Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

Pra, nuk ka asnjë gjë, edhe një deputet i vetëm mund të mbështesë ligj, projekt apo reformë, kështu që ulja me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, duhet të diskutohet me Partinë e Lirisë, duhet të diskutohet me të gjitha partitë opozitare.

Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira. Nuk besoj se Edi Rama është serioz në çështjen e reformës. Nuk ndodh. Gënjen. Pavarësisht nga kjo, ishte në detyrimin tonë që të paraqesim një projekt më të mirin”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

'Territorialja', opozita me 2 variante! Trupi diplomatik në Tiranë takim me grupin e ‘Alibeaj’ që dorëzoi propozimin me 94 bashki! Berisha: Të bëhemi bashkë


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'