Konsolidimi i reformës territoriale nis me krijimin e zonave funksionale në të gjithë vendin. Për ministrin e pushtetit vendor Bledi Çuçi reforma për ndarjen e re territoriale nuk përfundon me hartën e re , por me hapat që do të hidhen pas procesit elektoral të 21 qershorit , ku synohet procesi i decentralizimit.
Thelbi i filozofisë së ndarjes territoriale lidhet me krijimin e zonave funksionale, të cilat sigurojnë konsolidimin e mëtejshëm të reformës si dhe forcimin e bashkive të reja që dalin pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Sipas ministrit të pushtetit vendor, Bledi Çuçi është bërë një punë e madhe në këtë drejtim por implementimi i plotë i reformës kërkon kohë .
Deklarata e ministrit Çuçi u bë gjatë punimeve të konferencës së mbështetur nga programi zviceran për zhvillimin vendor dhe decentralizmin. Ambasadori i Zvicrës e konsideroi një hap të rëndësishëm atë të realizimit të reformës administrative.
Shqipëria sapo ka riorganizuar njësitë territoriale. Ky është një hap i madh që mbart mundësi për një administrim më të mirë të vendit, por gjithashtu sjell sfida dhe pengesa me të cilat duhet të merremi sëbashku. Është koha që ta shohim këtë reformë të zbatuar më shumë se sa thjesht një hartë dhe ta përkthejmë atë në përfitime të dukshme për qytetarët në gjithë vendin.
Programi zviceran fokusohet në krijimin e zonave funksionale, i cili propozon që territoret mund të përcaktohen si zona funksionale të cilat nuk ndjekin në mënyrë strikte hartën administrative, por lidhjet demografike ekonomike dhe historike. Programi i zonave është aktiv në 9 njësi të qeverisjes vendore.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Dhimbja e kokës, çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi juaj? / Si të largoni dhimbjet e kokës me metoda natyrale nga Altin Joka
19 Shkurt, 15:55
-
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
19 Shkurt, 15:41