Komisioni i Reformës Territoriale u ndal në Elbasan, në një dëgjesë me kryetarët e bashkive të qarkut. Në unison, kryetarët e majtë kërkuan që të mos ndryshohet numri aktual i Bashkive, ndërsa kërkuan shtim kompetencash të Pushtetit vendor në mënyrë që shërbimet të jenë më efikase.

“Për fat kryetar i një njësie të vogël para reformës të 2014 dhe kryetar i Bashkisë Belsh. Mbas reformës do të thoja që Belshi është rasti më i mirë, për të mos thënë ideal, i suksesit të kësaj reforme. Belshi nga në vend i panjohur, nuk njihej fare në hartë, sot është kthyer në një nga destinacionet turistike të fundjavës të vizitorëve të brendshëm, por 3 vitet e fundit dhe për vizitorët e huaj”,- tha kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani.

“Në 2014 në Prrenjas nuk kishte asnjë rrugë të shtruar me asfalt. Sot ka 8 fshatra, 3 njësi janë lidhur me asfalt, vetëm nga granti i bashkisë dhe të ardhurat e bashkisë. SI thoni ju më mirë gjeni një drejtor urbanistike në Qukës? Apo duke qenë Qukës, Prrenjas, Rrajcë e Stravaj? Kështuqë kjo reformë e 2014 ka qenë reformë e duhur”,- thotë kryebashkiaku i Prrenjasit, Nuri Belba.

“Ka shumë arsye historike që bashkia e Peqinit duhet të qëndrojë bashki”,- thotë kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi.

“Burimet njerëzore kanë qenë minimale para 2014. Sot bashkia Cerrik vazhdon të mos jetë joshëse për staf të specializuar, sidomos inxhinierik, staf për aplikim projektesh dhe staf i kualifikuar, kjo sepse pagesat, duke qenë pagat sipas numrit të popullsisë, janë të ulëta”,- thotë Florenc Doka, kryebashkiak i Cerrikut