Reforma territoriale, Meta: PD s'e
bëri vetë, tani të marrë përgjegjësitë

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, kreu i LSI-së, Ilir Meta i kërkon opozitës të marrë përgjegjësitë për t'u bërë pjesë e reformës territoriale të cilën ajo kur ishte në mazhorancë s'e bëri edhe pse i kishte votat. Ndërkohë që mazhoranca sot i ka votat por kërkon me insistim pjesëmarrjen e opozitës.

Edhe Partia Socialiste i përsëriti apelin ndaj opozitës për t'u bërë pjesë e reformës në mbledhjen e sotme të komisionit të reformës territoriale, e cila pak ditë më parë u miratua nga Kuvendi vetëm votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita u largua. 

 
“Kemi vullnetin e fortë për ta bërë. Opozita kur ishte në Mazhoranca i kishte votat por nuk e bëri. Ndryshimi tani është se edhe pse mazhoranca i ka votat kërkon me insistim bashkëpunimin e opozitës sepse ka nevojë për mendimin dhe idetë e saj. Kërkojmë me insistim pjesëmarrjen e opozitës në reformën territoriale. Është reformë e kërkuar dhe nga ndërkombëtarët. "- tha Ilir Meta sot në Kryesinë e Kuvendit ku ishte caktuar të niste punimet komisioni i posaçëm “Për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë".

Megjithë ftesën e përsëritur të mazhorancës opozita vazhdon të bojkotojë pjesëmarrjen në këtë reformë  edhe pse i janë garantuar të gjitha të drejtat përfshirë dhe veton.

“Gjithëpërfshirja e transparenca është e domosdoshme. Opozita të marrë përgjegjësitë e saj në realizimin e kësaj reforme”, këmbënguli Meta disa herë në fjalën e tij.

Edhe Fino i zgjedhur nga PS si bashkëkryetar i Komisionit ftoi opozitën të jetë pjesë e reformës pas të cilës nuk ka asnjë prapavijë politike.

FINO: OPOZITA TE MARRE PJESE
Bashkim Fino e konsideroi refomën territoriale si reforma me e rëndësishme strukturore. “Kjo është reforma me e rëndësishme strukturore. Të gjitha njësitë vendore sot varen nga buxheti i shtetit. Sot ne kemi 308 komuna dhe ky është një luks i madh për ne. 50 % e tyre nuk bëjnë asnje investim. 71 komuna nuk gjenerojnë asnjë të ardhur vendore,mbledhja e taksave tek to është në nivelin 0.

Gjithashtu, Fino paralelizoi situatën e sotme me atë të para viteve ’90 duke thënë se pjesa dërrmuese e popullsisë sot jeton në zonat urbane,ndërsa para viteve ’90 popullsia më e lartë ndodhej në zona rurale. Sot ne zonat urbane banojne shumica e popullsise ,nderkohë që raporti ishte i ndryshëm në vitet ‘90 ku 70% e popullsisë jetonin në zonat rurale dhe vetëm 30% në zonat urbane.”

Z.Fino theksoi edhe faktin që struktura të ndryshme ndërkombëtare e kërkojnë reformën territoriale në Shqipëri. Për më tepër,kjo reforme do te ndihmoje edhe bizensin. Ai ftoi edhe opozitën të bëhëj pjesë ë reformës duke i kërkuar që të mbrojnë interesat e qytetare.

“Ne do të presim që opozita të tregohet e arsyeshme dhe të kontribuojë në plotësimin e kërkesave të BE. Në demokraci opozita është alternativë dhe jo bojkot. Çdo alternativë do të analizohet në detaje.

I bashkohem apelit te kryetarit të Parlamentit që opozita të japë kontributin e saj. Të thojë fjalën dhe të përfaqesojë denjësisht ata që i kanë votuar, të mbrojë interesat qytetare dhe jo interesat e ngushta politike. Reforma territoriale ka qenë edhe në programin e Partisë Demokratike.”

kryesia e kuvendit mungon opozita
(Foto: Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, mungon opozita)

META PARALAJMEROI DJE MBLEDHJEN E SOTME
Në mbyllje të seancës së mbrëmshme parlamentare, pasi u ra dakord për krijimin e Komisionit Hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit, të kërkuar nga opozita, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta njoftoi për sot mbledhjen e komisionit për reformën territoriale.
Ai i bëri thirrje opozitës, që të jetë pjesë e diskutimeve.

KUVENDI MIRATOI ME 23 JANAR NGRITJEN E KOMISIONIT
Kuvendi e miratoi në 23 Janar projekt-vendimin “për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë”. Miratimi u bë me 75 votat e deputetëve të mazhorancës dhe pa praninë e opozitës, e cila u largua nga salla.

Objekt i komisionit është përcaktimi i kritereve të ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit, hartimi dhe përcaktimi i kalendarit të zbatimit të reformës administrativo-territoriale; përgatitja e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, etj.

Komisioni, që bazohet mbi barazinë pozitë-opozitë, ka një përbërje prej 16 anëtarësh, nga të cilët 8 janë përfaqësues të pozitës (Bashkim Fino(bashkëkryetar), dhe anëtarë Blendi Klosi(PS), Armando Subashi(PS), Musa Ulqni(PS), Namik Kopliku (PS), Petrit Vasili(LSI) dhe Spartak Braho(LSI), si dhe 8 përfaqësues të opozitës(6 nga PD, 1 nga PR dhe 1 nga PDIU), ndërsa kryesimii i tij do t’i besohet dy bashkëkryetarëve, një nga pozita dhe 1 nga opozita (PD).

Komisioni do ta zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor tremujor, nga data 20 janar-20 prill 2014.

Redaksia online
(sg/bg/ shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale