Reforma Territoriale, grupi i Berishës dorëzon Pr.ligjin me 97 bashki: Nuk mbështesim grupin e Alibeajt nëse bashkon votat me PS

E djathta nuk ka arritur të bashkohet as për ndarjen e re të hartës së vendit. Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend projektligjin e propozuar nga ‘Rithemelimi’ që propozon 97 bashki. Sipas tij, nëse nuk mbështetet kjo ndarje në parlament, nuk po i jepet rëndësi interesave të qytetarëve.

Sa i përket projektligjit të depozituar nga PD për 94 bashki, Bylykbashi shprehet se ka vetëm pak ndryshime mes njëra-tjetrës dhe ekziston mundësia që të gjendet gjuhë e përbashkët. Kështu nënkupton se e mbështesin edhe propozimin e grupit të Alibeajt. Por në rast se këta të fundit bashkojnë votat me PS për 61 bashki të propozuara nga mazhoranca, Bylykbashi thotë se nuk do të japin votën e tyre.

“Të gjithë ne duhet të respektojmë interesin e komunitetit. Ndarja territoriale nuk mund të jetë interes i ngushtë politik, por themelor i demokracisë në shqipëri. 61 bashki nuk janë vetëm të pamjaftueshme, por dështim. Asnjë gjë që lëviz dukshëm nga propozimi ynë nuk merr votën tonë. Unë gjykoj që të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që i shërbejmë interesave të qytetarëve”, tha Bylykbashi.

Ndër të tjera, Bylykbashi u shpreh se reforma e vitit 2014 ka ndikuar në shpopullim ndaj janë kundër propozimit të PS, ndonëse Taulant Balla ka thënë shpesh se ekspertët i kanë sugjeruar që është ndarja më e mirë territoriale me 61 bashki,

“Reforma e 2014 ka provuar se është dështim lapidar me kosto të madhe për zhvillimin e bashkive dhe komuniteteve, faktor i shpopullimit. Jemi përpjekur të marrim interesat më të mira. Të zgjedhurit të jenë pranë zgjedhësve, pushteti vendor të jetë efikas. Propozimi është që zgjedhjet e ardhshme të bëhen në bazën e kësaj ndarje me 97 bashki. Numri i bashkive që propozojmë është ai që i jep hapësirën më të madhe komuniteteve lokale. S’ka rëndësi çfarë mendon qeveria, por çfarë duan njerëzit atje poshtë. Reforma e vitit 2014 ka provuar në të gjithë aspektet e saj që të jetë një dështim lapidar me kosto të madhe. Njerëzit janë larguar se nuk ka më shërbime. Propozimi ynë do të ndjekë rrugën legjislative, kërkon 84 vota. Në këtë moment propozojmë 97 bashki dhe kushdo që nuk e mbështet këtë ndarje në parlament, nuk ka interesat e qytetarëve.

Është një tjetër draft me 94 bashki, mundësia për të gjetur gjuhën e përbashkët është aty sepse parimet dhe kriteret që kemi përdorur në aspektin e ekspertizës dhe konsultës kanë provuar të njëjtin rezultat. Unë besoj që është shumë e thjeshtë që në procesin legjislativ të gjejmë një version përfundimtar. Më e rëndësishmja është të jenë komunitetet që e ndjejnë veten të përfillura”, tha Bylykbashi.

I pyetur përse nuk ia kanë dalë që të bashkohen për të shkuar nismë të përbashkët, Bylykbashi shprehet se kolegët zgjodhën që të shkonin me projektligjin e tyre. Megjithatë nuk mungon shpresa që të gjejnë dakordësi për opozitën.

“Në këtë fazë ne morëm kohën dhe për të bashkëbiseduar  me kolegët. Kolegët zgjodhën që të shkohet me një projektligj të tyrin, por ka vetëm pak ndryshim mes tyre. Besoj se mund të gjejmnë një version të përbashkët për tu dakordësuar me mazhorancën. Ne kërkojmë të bëhet lustracion. Hapësira për dakordësi është e plotë. Në 2 rastet, PD kërkon lustracion dhe të mos jenë 61 bashki, por 94”, tha Bylykbashi.

PS propozon hartën me 61 bashki dhe 12 qarqe ndërsa shpesh kanë theksuar se nuk shqyrtojnë asgjë që mban firmën e Sali Berishës pasi është i shpallur ‘non grata’. Grupit të Alibeajt i kanë lënë shteg për negocime, duke shqyrtuar 6 kushte që palët mund të bien dakord për shtimin e një apo më shumë bashkive.

Kushtet e PS për Bashkitë e reja
• Të jete zonë funksionale.
• Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese.
• Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar.
• Të jetë një territor që justifikon ndarjen.
• Të ketë një numër të caktuar nxënësish për Arsimin parauniversitar dhe disa të tjera.
• Ne propozojmë ndryshim legjislacioni duke adresuar problemet e evidentuar

Mëgjithatë dy partitë poltike nuk patën një konsensus për dorëzimin e një raporti në Parlament duke i dorëzuar të dyja raportet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 25/10/2022 16:41

    Si nuk iu vjen turp,qe vazhdoni ti shkoni nga pas nji personi,qe ka shkatrruar vendin dhe kombin shqiptar.

    Përgjigju
  • Ledi: 25/10/2022 14:47

    Juristi me fame boterore Bylykbashi kerkon ta bej corbe pushtetin lokal me 97 bashki.E kuptoni kete krijues koti pse e ben ? Thjesht te punesoje militantet atje ne bashki qe kane mundesi te fitojne.61 bashki eshte ndarje teritorjale me e mire . Mazhoranca te vazhdoje sic ka bere mure

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori