Reforma territoriale, Omonia: Janë
cënuar të drejtat e minoritetit grek

Organizata greke “Omonia” ka akuzuar qeverinë se nuk po respekton të drejtat e minoritetit grek. Pasi është bërë një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës është theksuar se koalicioni i majtë i cili po qeveris Shqipërinë nuk ka respektuar marrëveshjet parazgjedhore dhe pas-zgjedhore.

“Omonia” thotë se janë shkelur të drejtat e minoritetit grek me reformën adiminstrative, arsimin, pronën dhe pjesëmarrjen e barabartë në administratën publike.
 
Kjo organizatë e minoritetit grek i bën thirrje partisë PBDNJ të marrë masa për të rregulluar situatën. “Omonia” është një organizatë shoqërore, politike dhe kulturore që mbron  të drejtat e minoritetit grek.
 



Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis