Reforma territoriale, PD: Kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultimet me qytetarët! Na bashkohuni në këtë proces të rëndësishëm

Partia Demokratike njofton se ka ngritur grupin e punës për të nisur konsultimet me qytetarët për reformën territoriale. Me një deklaratë për mediat, Dhurata Çupi thotë se kjo reformë është një nga prioritetet më madhore të PD, teksa kërkon ndihmën e qytetarëve që t'i bashkohen në këtë proces.

"Reforma teritoriale është një nga prioritet madhore të PD. Për ta çuar shërbimin pranë qytetarit, për t'i dhënë atij mundësinë të zgjedhë përfaqësuesin e vet. Prandaj vendimi i parlamentit për nisjen e punës për Reformën Territoriale, është një hap i parë shumë i rëndësishëm përpara. Ndaj ne kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultime me qytetarët dhe ekspertët në çdo cep të vendit", tha ajo.

Çupi akuzoi kryeministrin Edi Rama se me reformën administrative të 2014 prodhoi më pak shërbime, më shumë të punësuar dhe më shumë para të çuara dëm. Sipas saj, shpenzimet për administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar.

"Më pak shërbime, më shumë të punësuar dhe shumë para të çuara dëm. Kjo është ajo që prodhoi reforma administrative e Edi Ramës në 2014-ën. Qëllimi i vërtetë i Edi Rames nuk ishte vetëqeverisja vendore, por, krijimi i zonave elektorale, ashtu siç i interesonte atij. Pasi për të, çdo vendim është përfitim monetar dhe kalkulim votash, dhe normalisht qytetarët janë të fundit. Shpenzimet për administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar.  Në pjesën më të madhe ka zero investime në këto vite, rrugë të shkatërruara, mungesë uji,  mungesë investimesh në sektorin energjitik etj. Mungesa e investimeve bën që qytetarët e zonave të thella të udhëtojnë deri në 4 orë për të shkuar në zyrat e bashkisë. Territori i ndarjes së re të një pjese të madhe të bashkive është në zona të thella malore, ku në pjesën më të madhe të vitit qarkullimi është i kufizuar dhe shpesh i pamundur.  Në të tjera zona ku ka më shumë mundësi për investime, duhet të presin me ditë të tëra për një dokument në bashki duke shpenzuar kohë dhe para në udhëtimet nga zona e tyre në drejtim të qendrës së qyteteve ku ndodhet njësia administrative. Thirrja jonë është për të gjithë qytetarët dhe ekspertet që duan të japin kontributin e tyre në këtë proces shumë të rëndësishme, të na bashkohen, janë të mirëpritur, sepse të gjithë bashkë mund të krijojmë një reformë administrative në shërbim të qytetarëve kudo ku ata banojnë", u shpreh ajo.

Me datë 10 shkurt, ku u votua për zgjatjen afateve të vettingut, Kuvendi miratoi edhe ngritjen e dy komisioneve të kërkuar nga PD, atë territorial dhe zgjedhor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër